Where the world comes to study the Bible

Besime që të Çojnë tek Ngjashmëria me Krishtin - Jeta Shpirtërore

IA. Sinteza Teologjike e Jetës Shpirtërore: Rritja në Ngjashmërinë me Krishtin/Shenjtërimi.

Në kapitujt një deri në tre ne mësuam çfarë është një dishepull, kontekstin teologjik për dishepullizim (p.sh.: plani i Perëndisë për të bekuar botën), si edhe rëndësinë e kuptimit të kontekstit që ka lidhje me dishepullizimin. Shkurt, ne thamë që një dishepullbërës është një ndjekës i përkushtuar i Jezu i Krishtit që do njerëzit e tjerë duke sjellë të vërtetën e Perëndisë dhe duke i bekuar ata: ai/ajo, nëpërmjet fuqisë së Frymës, modelon Krishtin dhe ndihmojnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë në jetën, kontekstin dhe marrëdhëniet e tyre.

Në kapitujt katër dhe pesë ne nënvizuam një botëkuptim themelor, biblik që mund të përdoret për të vlerësuar marrëdhëniet, qëllimet dhe strategjitë e tua të dishepullizimit. Në kapitujt gjashtë dhe shtatë ne do të thellojmë mënyrën tonë të të kuptuarit të teologjisë së jetës shpirtërore; ne do të përqëndrohemi në zonën e shenjtërimit. Ajo që thamë gjatë hyrjes së shkurtër në kapitullin pesë, ne do ta zgjerojmë tani në një farë mënyre. Ndoshta nuk ka më tepër rrëmujë në ndonjë fushë të përvojës së krishterë sesa në mënyrën tonë të të menduarit se si një person rritet shpirtërisht pasi është bërë i krishterë. Ka shumë mendime, por asnjë konsensus.

Ne shpresojmë të bashkojmë disa duaj (grupe) të mësimit biblik dhe t’i vëmë ato bashkë në një tërësi koherente që është njëkohësisht biblikisht e saktë, realiste dhe shpresëdhënëse. Është thelbësore që ne të kuptojmë këtë doktrinë që nga fillimi: (1) në mënyrë që ta jetojmë atë; dhe (2) në mënyrë që të përcjellim një model biblik në këtë zonë. Ne nuk u shërbejmë fare njerëzve kur përcjellim një variant ose jorealist ose të holluar të mësimit biblik në lidhje me shenjtërimin. Një pjesë e madhe e kohës në marrëdhëniet e tua të dishepullizimit do të harxhohet mbi këtë çështje. Dishepujt e tu kanë nevojë të kuptojmë të vërtetën e Perëndisë këtu dhe ti duhet t’i mësosh ata. Kështu pra, le të fillojmë.

1B. Baza dhe Qëllimi i Jetës Shpirtërore.

Jeta shpirtërore duhet parë brenda një konteksti më të madh të punës së Perëndisë në krijim dhe shpengim. Ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës të Perëndisë dhe shpëtimi është planifikuar që të rikrijojë atë shëmbëlltyrë pas rënies; është planifikuar nga Perëndia që të na konformojë ne me imazhin e Krishtit (Rom 8:28-29). Prandaj, zgjedhja jonë, thirrja, shfajësimi, ripërtëritja, rritja shpirtërore dhe përlëvdërimi janë të gjitha të planifikuara që më parë për të na shtyrë ne në atë drejtim. Në këtë mënyrë baza e patundshme mbi të cilën është ndërtuar jeta shpirtërore është zgjedhja, thirrja dhe shfajësimi i pakushtëzuar i Perëndisë. Ne jemi adoptuar përgjithmonë në familjen e Tij dhe tani Ai lëviz në ne, duke filluar, nxitur, forcuar dhe duke vazhduar punën e Tij për të na bërë ne të dukemi si anëtarë të një familjeje të vërtetë, p.sh.: si Biri i Tij. Ne jemi thirrur për të qenë të ngjashëm me Krishtin dhe ajo është e njëjta gjë si të thuash që ne kemi zgjedhur, jemi thirrur dhe jemi të destinuar për t’u shenjtëruar. Çdo mësim mbi jetën shpirtërore që nuk ka këtë si fokusin e tij është i gabuar sepse nuk është në harmoni me zgjedhjen tonë, thirrjen, punën e Frymës dhe lartësimin tonë. Për aq kohë sa çdo strategji për dishepullizimin nuk e vendos këtë në qendër, atëherë kjo do të thotë të shuash Frymën e Perëndisë.

2B. Natyra e Shenjtërisë: Transformimi personal përmes dedikimit.

Natyra e shenjtërisë është transformimi shpirtëror dhe moral që vjen nga përkushtimi ose dedikimi ndaj Perëndisë. Ai na ka shenjtëruar ne, na ka bërë të pranueshëm për Të dhe na ka vënë mënjanë për dobinë e Tij. Ne, nga ana jonë, shenjtërojmë vetveten përmes rrëfimit dhe një vendosmërie të frymëzuar nga Fryma për ta besuar dhe për t’iu bindur Atij.

1C. Shenjtërimi Pozicional

1 Korintasve 6:11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.

2C. Përpjekjet e vendosura dhe Puna Iniciuese e Perëndisë.

Filipianëve 2:12-13 Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij. Shih komentarin tim mbi këtë pasazh në faqen e internetit (www.bible.org)

3C. Rezultati: Shenjtërimi

Romakëve 6:22 Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme.

2 Korintasve 3:18 Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.

Romakëve 12:1 O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. 12:2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

3B. Konteksti i Shenjtërisë: Shfajësimi

Konteksti i shenjtërimit është shfajësimi – falja e mëkatit dhe të veshurit me drejtësinë e Krishtit. Përmes besimit tek Krishti ne jemi shpallur ligjërisht të drejtë. Pavarësisht se sa shumë fitore mbi mëkatin kemi përjetuar në jetë, ne asnjëherë nuk do të arrijmë drejtësinë e Krishtit. Ne kemi nevojë për gjakun e Tij pastrues që na ka dhënë përmes besimit një themel të patundshëm dhe të drejtë për marrëdhënien tonë me Perëndinë (Rom 3:25).

Romakëve 4:3 Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ``Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi’’. 4:4 Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh; 4:5 ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.

4B. Rrënja e Shenjtërisë: Bashkë-kryqëzim dhe Bashkë-ringjallje me Krishtin

Rrënja e shenjtërisë, domethënë, burimi nga i cili rrjedh është bashkimi ynë me Krishtin në vdekjen dhe në ringjalljen e Tij. Ne u kryqëzuam me Krishtin në mënyrë që trupi i mëkatit të mund të bëhet i pafuqishëm, tërësisht i çrrënjosur (vetëm) pas vdekjes. Ne jemi ringjallur me Të që të mund të jetojmë në fuqinë e ringjallur. Sërish, Krishti ka thyer mbretërinë e mëkatit në jetën tonë përmes bashkimit tonë me Të në vdekjen e Tij ndaj mëkatit (njëherë e përgjithmonë) dhe ringjalljes së Tij në risinë e jetës.

6:4 Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. 6:5 Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij, 6:6 duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.

5B. Agjenti i Shenjtërisë është Fryma e Shenjtë

Ai që prodhon shenjtërinë në ne është Fryma e Shenjtë e Perëndisë dhe Ai punon në të dyja nivelet, atë të motivimit dhe nxitjes, si edhe në nivelin e vullnetit dhe jetesës aktuale. Dëshira e Tij është të riprodhojë jetën e Krishtit në ne. Në fakt, shërbesa e Tij parësore përqëndrohet mbi meditimin dhe praninë e Krishtit tek ne. Është në kontekstin e bërjes së Krishtit dhe birësimit të njohur në zemër, p.sh.: një kontekst i lidhur, që Ai përdor të dyja, si mjetet objektive të Biblës, lutjes, agjërimit, bashkësisë, adhurimit, sakramenteve, Darkës së Zotit, etj. ashtu edhe mjetet subjektive të mendimit personal për jetën tonë, dëgjimit të këshillave të perëndishme, qortimit të vetes sonë dhe të qenit të dobët në mënyrë të mençur ndaj atyre që na duan dhe që do të na thonë të vërtetën, që Fryma transformon mendjen tonë, emocionet tona dhe vullnetin tonë drejt ngjashmërisë me Krishtin. Mënyra sipas së cilës Ai ndërton këto gjëra në jetën tonë është përmes zakoneve (prirjeve) të shenjtërisë dhe me kalimin e kohës Ai kryen transformimin e Tij në ne. Prandaj dishepullizimi është në thelb një thirrje për t’u bërë, përmes punës së Frymës, një shembull i ngjashëm me shenjtërinë e Krishtit.

Gjoni 16:13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë. 16:14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë. 16:15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë.

2 Korintasve 3:18 Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.

Filipianëve 2:12 Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, 2:13 sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.

Galatasve 5:22 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. 5:23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

6B. Përvoja e Shenjtërisë Është Një Konflikt

Ka shumë gabime në të cilat bien njerëzit në lidhje me të vërtetën e Dhjatës së Re që përvoja jonë e shenjtërimit është një konflikt dhe përpjekje. Disa thonë që është një jetë më e lartë për ata që janë dorëzuar plotësisht e tillë që ata ngrihen mbi konfliktin. Shkurt, jo çdo i krishterë duhet të kalojë përmes këtij shqetësimi, shpallin ata, por vetëm ata që akoma, për çfarëdolloj arsyeje, nuk kanë qëlluar ata “pikë” të dorëzimit të plotë. Duke patur këtë ide, këta besimtarë përgjithësisht e trajtojnë në mënyrë pacifiste shenjtërinë: “vetëm vazhdo dhe lër Perëndinë” është shpesh motua e tyre.

Disa të tjerë sugjerojnë që jeta e krishterë është thjesht një jetë shqetësimi të brendshëm dhe konflikti gjatë gjithë jetës sonë, me pak ose pa shpresë të vërtetë për ndonjë përvojë paqeje, rritjeje dhe transformimi. Të gjitha anët kapin padyshim një element të së vërtetës, por të marra veç e veç – si mënyra të plota për të parë shenjtërimin – ato paraqesin gabime serioze. Ne na duhet që t’ua shpjegojmë me kujdes këtë zonë të dishepullimit dishepujve tanë. Ne shkaktojmë dëm të jashtëzakonshëm nëse nuk e mbajmë ciklin e të vërtetës në këtë zonë. Më lini t’jua shpjegoj ekulibrin që gjendet në Bibël.

Infrastruktura e mendimit të Dhjatës së Re në lidhje me përvojën tonë të tanishme dhe të ardhshme të shpëtimit (d.m.th shenjtëria jonë) është kategorizuar si një realitet “tani/jo akoma”. Ne e kemi Frymën tani, por ne akoma jetojmë në trupa të vdekshëm e mëkatarë (d.m.th ato nuk janë përlëvduar “akoma”). Gjithsesi, një ditë ne do të përlëvdohemi pa asnjë “kujtues”, çfarëdo qoftë mëkati që banon në ne: ne u shpëtuam, po shpëtohemi dhe një ditë do të shpëtohemi plotësisht nga ndëshkimi, fuqia dhe madje edhe nga prania e mëkatit.

Ata të cilët mendojnë se kjo jetë, nëse jetohet me të ashtuquajturin dorëzim të plotë, do të rezultojë në paqe të brendshme e të plotë, janë keqinformuar për atë që premton Dhjata e Re për “kohën e tanishme.” Ata kanë futur shumë nga e ardhmja në mendimin e tyre për të tashmen. Dëshira për një ekzistencë të tillë plot me paqe është, në vetvete, e mirë, por ne duhet të kujtojmë se realiteti pret për kohën dhe përlëvdimin e Perëndisë. Përleshjet nga jashtë dhe nga brenda, të planifikuara nga dora e vetë Perëndisë, janë thurur në mënyrë hyjnore tek struktura e përvojës sonë të tanishme të shpëtimit. Pali e bën këtë të qartë te Romakëve 5:1-5.

Nga ana tjetër, ata të cilët sugjerojnë që një i krishterë mund të presë vetëm pak rritje dhe ndryshim, i bëjnë një shërbim jashtëzakonisht të keq ungjillit dhe shërbesës të tanishme çliruese të Frymës. Shumë prej nesh mund të dëshmojnë se kanë shijuar atë që Zoti është i mirë dhe paqe që ia kalon kuptimit (Fil. 4:6-7). Atëherë ekulibri gjendet në mes. Kjo jetë është e mbushur si me konflikt dhe paqe, ashtu edhe me ngushëllim dhe përleshje. Çelësi është që edhe të besojmë Krishtin për të na shenjtëruar edhe pastaj ta ndjekim zhvillimin e shenjtërisë me zell, duke mos i lënë përleshjet të na ndalojnë, por përkundrazi të na konfirmojnë (që nëse po ndjekim urdhërat e Tij) që jemi në rrugën e duhur. Lexo tekstet e mëposhtme.

Romakëve 7:20 Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.

1 Korintasve 9:24 A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni. 9:25 Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet. 9:26 Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën; 9:27 madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t’u përjashtuar.

2 Korintasve 7:1 Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin (ejpitelou'nte aJgiwsuvnhn) tonë në druajtjen e Perëndisë.

Galatasve 5:17 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta (ajntivkeitai) me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.

Galatasve 6:7 Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. 6:8 Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.

Filipianëve 3:13 Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, 3:14 po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.

7B. Standarti i Shenjtërisë Personal dhe i Komunitetit është Ligji i Krishtit

Standarti i shenjtërisë për të cilën përpiqet i krishteri shprehet te “Ligji i Krishtit.” Ligji i Krishtit është Ligji moral siç gjendet te Dhjata e Vjetër, i predikuar nga profetët dhe i interpretuar, i jetuar dhe i zbatuar nga Zoti ynë dhe apostujt e Tij. Ashtu si gjithçka në Dhjatën e Re, edhe ligji vjen nëpërmjet Krishtit dhe si rrjedhim përmendet shpesh, në një mjedis pas “ardhjes së parë”, si Ligji i Krishtit. Termi “ligj” këtu i referohet urdhërave që Jezusi dhe apostujt e Tij na dhanë dhe të cilat përbëjnë një jetë të shenjtë, të pëlqyeshme për Perëndinë dhe të përkushtuar ndaj ndihmës për burrat dhe gratë. Ligji i Krishtit është standarti për të krishterin dhe për komunitetin e krishterë, dhe jo ndjenjat apo idetë tona jo të mirinformuara. Na bën thirrje për një jetë të shenjtë dhe të drejtë. Shenjtëria i referohet veçanërisht marrëdhënies sonë me Perëndinë dhe drejtësia përfshin të jetuarit e kësaj marrëdhënieje me të tjerët në botë.

Është e rëndësishme që në këtë pikë të vëmë re dy probleme. Së pari, ka nga ata të cilët sugjerojnë se nuk ka absolutisht asnjë Ligj në Dhjatën e Re. Çdo përmendje e Ligjit në një mjedis pas-kryqit nuk është biblike për ta; përsëri, Ligji ishte për Dhjatën e Vjetër dhe kështu që ata protestojnë. Por një tekst si Romakëve 13:8-10 na zbulon pamjaftueshmërinë e mungesës së përkryerjes të një pozicioni të tillë. Pra, ekziston një Ligj “moral” në Dhjatën e Re gjithashtu, dhe është shprehur në mënyrën urdhërore, d.m.th urdhëra që duhen ndjekur. Sidoqoftë, duhet të kuptohet dhe të zbatohet sipas mësimit dhe jetës së Jezusit; ai ishte shembulli i përsosur i Ligjit të trupëzuar. Ne e kuptojmë se si duket urdhëri “të duash” duke parë atë. Në fund të fundit, ne po transformohemi sipas shëmbëlltyrës së tij.

Së dyti, ka nga ata të cilët shpallin se futja e Ligjit në kontekstin e shenjtërimit na çon në mënyrë të pashmangshme në legalizëm. Kjo nuk është më e vërtetë për shenjtorin e Dhjatës së Re sesa ishte për atë të të Vjetrës. Ne nuk duhet t’i bindemi urdhërimeve të Tij me qëllim që të sigurojmë një marrëdhënie me Perëndinë (farisenjtë), por përkundrazi, duhet t’i bindemi si një mënyrë e të jetuarit me drejtësi në marrëdhënien tonë me Të – një marrëdhënie që ai e filloi (zgjedhja, thirrja), e mban dhe do ta vazhdojë përgjithmonë, nëpërmjet hirit. Dhe, e gjithë bindja ndaj urdhërimeve të tij del nga përulësia dhe besimi personal, ose përndryshe nuk ka asnjë vlerë; natyra e vërtetë e urdhërimeve të shenjta të Perëndisë kërkon që ne t’i besojmë atij ndërsa kërkojmë t’i bindemi. Nga ana tjetër, legalizmi është një përpjekje e një zemre në errësirë që nëpërmjet bërjes së “veprave të mira” ose të kërkuarit e një stili të caktuar jete nga të tjerët, të meritojë favorin e Perëndisë, ose për shpëtimin ose për rritjen e krishterë. Legalizmi është i shëmtuar dhe buron nga një zemër që nuk e njeh praninë dhe hirin e mrekullueshëm të Perëndisë. Është krenar që ka arritur kaq shumë “rritje” për Perëndinë, por është injorant për kryqin. Gjithsesi, ata të cilët qëndrojnë në Krishtin duke iu bindur urdhërave të tij e dinë ndryshimin.

Gjoni 14:21 Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij’’.

Efesianëve 4:22 që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës, 4:23 dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj 4:23 dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

1 Korintasve 9:21 me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.

Romakëve 7:12 Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. 7:13 Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit. 7:14 Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.

8B. Thelbi i Shenjtërisë Është Dashuria

Jezusi është një dhe i vetmi shembull i një njeriu i cili e respektoi Ligjin në mënyrë të përsosur. Ai bëri një jetë prej dashurie të shenjtë. Ai është Ligji i trupëzuar. Prandaj, nuk ka asnjë vend në Bibël për një markë shenjtërie që u qëndron larg dhe me ftohtësi njerëzve dhe nevojave të tyre apo është dënuese, vetë-përgëzuese, arrogante apo e rreptë dhe joelastike në marrëdhëniet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur i dishepullojmë të tjerët, që ndërsa rritemi në shenjtëri, ne faktikisht po i duam njerëzit më shumë e jo më pak. Ne duhet të mësojmë ta urrejmë mëkatin dhe ta duam mëkatarin dhe në këtë mënyrë ne duhet të jemi të durueshëm me të tjerët në udhëtimin e tyre shpirtëror. Thelbi i shenjtërisë është dashuria: dashuria për Perëndinë dhe dashuria për njerëzit.

Romakëve 13:8 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. 13:9 Sepse urdhërimet: ``Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo’’, dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ``Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’’. 13:10 Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.

Galatasve 6:2 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

IIA. Përmbledhje

Është e rëndësishme që ne t’u mësojmë dishepujve tanë që të hyjnë me këmbën e djathtë në jetën shpirtërore. Ne kemi përvijuar tetë ide bazë për të kuptuar jetën shpirtërore dhe të cilat formojnë themelin për zhvillimin e virtyteve dhe zakoneve të një dishepulli të Krishtit. Ato duhe të “shikohen” së bashku, duke ekulibruar njera tjetrën. Njerëzit tanë duhet të mësojnë të reflektojnë shumë dhe për një kohë të gjatë mbi këto të vërteta në mënyrë që Fryma e Perëndisë, tamam si një arkitekt, të mund të kapë secilën prej tyre dhe ta ngulë fort në ndërtimin e një shtëpie të përshtatshme për të banuar.

IIIA. Pyetje për t’u Menduar

1. Çfarë mendon se do të thotë që të transformohesh personalisht sipas shëmbëlltyrës së Krishtit?

2. Cilat zona të jetës tënde, mendon se Perëndia dëshiron t’i transformojë sipas Ligjit të Shenjtë të Krishtit, pikërisht tani? Cilat zona të jetës së dishepujve të tu? A po lutesh si për ata ashtu edhe për vete? A ia ke shprehur merakun tënd për rritjen tënde shpirtërore atyre dhe të tjerëve?

3. Pse është e rëndësishme për të kuptuar dhe për të ndihmuar dishepujt tanë që të kuptojnë shfajsimin?

4. Si është Fryma e Shenjtë agjenti i shenjtërisë në jetën tonë? Cili është roli i tij parësor dhe si lidhet kjo me shenjtërimin?

5. Çfarë ka dashur të thotë Pali me “mish”? (Shiko gjithashtu Galatasve 5:16-26)

6. A tregon domosdoshmërisht përleshja e brendshme që ne kemi bërë diçka gabim ose që Perëndia nuk është i kënaqur me ne? Si e shikon ti luftën që zhvillohet disa herë brenda teje (1 Pjetri 2:11-12)? A mendon se një ditë, përpara përlëvdimit tënd, e gjitha kjo në një farë mënyre do të zhduket? Si lidhen këto pasazhe me këtë ide? Nga ana tjetër, a nuk e ndjen se shpesh herë e gjen veten duke vrarë mendjen nëse do të fitosh ndonjëherë kundër mëkateve që po të mbysin? A po përleshen njerëzit të cilët po i dishepullon me mëkate të caktuara? Si lidhet me këtë këshilla e Palit te Galatasve 6:1-2?

7. Sa e rëndësishme është që ta kuptosh qartë se thelbi i shenjtërisë është dashuria? Cilat janë disa nga variantet e shenjtërisë që dështojnë për të plotësuar kërkesat e tekstit në dritën e kriterit të dashurisë?

Related Topics: Christology, Spiritual Life, Discipleship