MENU

Where the world comes to study the Bible

7. Besime që të çojnë tek ngjashmëria me Krishtin – Teologjia Bazë (vazhd...)

IA. Teologjia bazë: Një Këndvështrim Biblik Përsa i Takon Ngjashmërisë me Krishtin

1B. Shpëtimi

Shpëtimi, në planin e përgjithshëm, është një vepër e kryer nga Trinia. Ati, gjatë përjetësisë së kaluar zgjodhi disa vetë, Biri vdiq për ta, dhe Fryma e Shenjtë tani zbaton përfitimet që rrjedhin nga vdekja e Krishtit, për ata të cilët ka zgjedhur Ati ( Efesianëve 1:3-14). Prandaj shpëtimi, përfshin nxjerrjen nga mëkati, vdekja dhe gjykimi i sigurtë dhe futjen në mëshirë, hir, dhe në një marrëdhënie të përjetëshme me Perëndinë, nëpërmjet Birit, me anë të fuqisë së Frymës. Është krejtësisht dhe përfundimisht një vepër që vjen nga mëshira e Perëndisë. Zemërimi i Tij është zbrazur (kënaqur) në vdekjen e Birit të Tij dhe ai tani është i lirë për të dashur dhe përqafuar mëkatarin, duke e shfajësuar atë sipas mëshirës shpaguese të Krishtit dhe jo nga veprat fetare apo jo fetare të bëra nga mëkatari. Përgjigjia njerëzore për atë që Perëndia ka bërë quhet kthim në besim, në të cilin mëkatari pendohet për mëkatet dhe kthehet me besim tek Perëndia. Edhe ky vendim motivohet, udhëhiqet dhe realizohet nga Fryma e Shenjtë (Efesianëve 2:8-9; Titit 3:5).

Për dishepullbërësin, nuk ka mesazh më të madh në të gjithë universin sesa ky. Ka gëzim në meditimin mbi veprën e mëshirshme të shpëtimit që Perëndia ka bërë në Krishtin dhe ne bekohemi kur ua theksojmë këtë të vërtetë dishepujve tanë dhe u kërkojmë edhe atyre të mendojnë gjerë e gjatë për të gjithashtu. Nga ana tjetër, ne sjellim mbi veten tonë gjykimin e Perëndisë nëse largohemi vetë, apo u mësojmë të tjerëve të largohen nga mesazhi i hirit (Gal. 1:6).

Së fundmi, vepra e shpëtimit është një vepër edhe në të kaluarën edhe në të tashmen, si edhe në të ardhmen: Ne ishim të shpëtuar, jemi duke u shpëtuar dhe një ditë do të shpëtohemi. Ajo që kuptojmë me këtë është që, ne jemi të vulosur nga Fryma e Shenjtë në momentin e kthimit tonë në besim, jemi duke u nxjerrë tani për tani nga mëkati, dhe një ditë në të ardhmen do të provojmë liri duke mos e patur fare praninë e mëkatit. Koha e tashme e jetës sonë të krishterë quhet shenjtërim: ne, jemi duke u përshtatur vazhdimisht me imazhin e Krishtit pikërisht tani. Procesi kryhet nga Fryma (2 Kor. 3:18) dhe përgjegjësia jonë është të bashkëpunojmë me Të në punën e tij. Kjo është një tablo ngazëlluese sepse do të thotë qe ne mund të mbështetemi tek Fryma e Shenjtë, siç bëri edhe apostulli Pal, në punën tonë me njerëzit. Ai do t’i drejtojë njerëzit në të vërtetën dhe do t’i drejtojë në jetën e një dishepulli të vërtetë. Ne duhet të bashkëpunojmë me Të ndërkohë që Ai përmbush planin e Tij në jetën e ç’do besimtari.

1C. Panorama e Planit

Plani i Perëndisë për të shpëtuar njerëzit filloi në përjetësinë e kaluar, vazhdon përgjatë historisë, dhe një ditë do të arrijë kulmin me përlëvdimin e besimtarëve. Romakëve 8:30 na jep këtë pamje të shpëtimit përgjatë përjetësisë dhe kohës.

Romakëve 8:30 Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.

2C. Zgjedhja e pa kushtëzuar (paracaktimi)

Doktrina e zgjedhjes së pa kushtëzuar i referohet zgjedhjes së lirë dhe sovrane të Perëndisë – në përjetësinë e kaluar dhe sipas pëlqimit të Tij – për t’i shpëtuar dhe për t’u dhënë lavdi të përjetshme disave dhe kjo, jo mbi bazat e disa meritave paraprake të tyre.

Efesianët 1:4 Sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri.

3C. Thirrja Efektive ose e Veçantë

Thirrja e veçantë i referohet një vepre të Perëndisë At, me anë të së cilës ai i mbledh të gjithë njerëzit rreth vetes me anë të shpalljes nga njerëzit të ungjillit. Eshtë 100 % efektive.

1 Korintasve 1:9 Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.

4C. Ripërtëritja – Titit 3:5

Ripërtëritja është një vepër sekrete e Perëndisë – dhe e kryer krejtësisht prej tij – me anë të së cilës ai vendos jetë shpirtërore brenda nesh.

Titit 3:5 ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë...

5C. Pendimi – Luka 24:46-47

Pendimi biblik përfshin një pranim të “gabueshmërisë” së mëkateve të mia, një pikëllim emocional për to, dhe braktisjen e tyre, me bindjen për të mos u kthyer më kurrë tek to, por në vend të kësaj për t’iu nënshtruar Zotërisë së Krishtit (Luka 24:46-47; Veprat 3:19; 5:39;17:30). Është një proces që vazhdon përgjatë gjithë jetës së krishterë (Zbulesa 3:19).

Luka 24:46 dhe u tha atyre: “Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, 24:47 dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.

6C. Besimi – Gjoni 3:16

Besimi biblik përfshin tre elementë të ndërlidhur: njohurinë, rënien dakord dhe besimin personal. Ne duhet të kuptojmë ungjillin, të biem dakord me atë që ai thotë dhe kërkon, dhe personalisht t’i besojmë Krishtit. Çdo gjë tjetër që është më pak sesa këto, nuk përbën besim të vërtetë dhe shpëtues. Ne duhet të sigurohemi që dishepujt tanë ta kenë këtë besim të vërtetë dhe që të varen në të tre aspektet e tij.

Gjoni 3:16 Sepse kaq shumë e deshi Perëndia botën, saqë dha Birin e Tij të vetëm, që kushdo që beson tek Ai të mos humbasë por të ketë jetë të përjetëshme.

7C. Uniteti me Krishtin

Uniteti me Krishtin është një shprehje e preferuar nga apostulli Pal i cili e përdorte për të përshkruar anët e ndryshme të marrëdhënies tonë me Krishtin dhe bekimet që ne kemi marrë si pasojë e të qenit të zgjedhur “në të” (Efesianëve 1:3-4). Kjo ka të bëjë me përvojën e sferës tonë të re të ekzistencës “në të”. Gjithashtu, Krishti jeton në ne me anë të Frymës së Shenjtë (Gjoni 14:23; 15:26; Rom 8:9).

Efesianëve 2: 4 Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, 2:5 edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), 2:6 edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,

8C. Shfajësimi – Romakëve 5:1

Shfajësimi është një vepër e menjëhertë e Perëndisë në të cilën Ai (1) konsideron mëkatet tona të falura dhe drejtësinë e Krishtit si të na përkiste ne, dhe (2) na deklaron ligjshmërisht të drejtë përpara tij.

3:21 Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, 3:22 madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; 3:23 sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë 3:24 por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.

9C. Birësimi (Adoptimi)

Birësimi (adoptimi) është një vepër me anë të së cilës Perëndia, pasi na zgjodhi ne në Krishtin dhe na shfajësoi me anë të besimit – edhe kur ne ishim nga natyra fëmijë të mosbindjes – tani na konsideron si të familjes së tij. Kjo përfshin privilegjet e të paturit të drejtë për të shkuar tek Perëndia, për të patur praninë dhe ndihmën atërore të Tij, disiplinimin e tij për mëkatin e kryer dhe mbi të gjitha për të kaluar përjetësinë me të.

Galatasve 4:4 Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, 4:5 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. 4:6 Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!”. 4:7 Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

10C. Shenjtërimi

Shenjtërimi është procesi i vazhdueshëm i të qenit i çliruar nga mëkati dhe i të jetuarit për lavdinë e Perëndisë. I referohet rritjes në shenjtëri dhe si rrjedhim dobishmërisë tënde për t’u përdorur nga Perëndia ( shiko 2 Tim. 2:20-21). Ka tre faza shenjtërimi. Pozicionali, i cili ndodh në momentin e shpëtimit; praktik, i cili vazhdon deri në vdekje; i përkryer, I cili ndodh pas vdekjes (1 Kor. 6:11; Vep. 20:32; Rom. 6:12-13; 2 Kor. 7:1; 1 Thes. 5:23; Heb. 12:14).

Filipianëve 2:12 Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, 2:13 sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.

11C. Këmbëngulja – Gjoni 10:28-30

Doktrina e këmbënguljes së shenjtorëve do të thotë që të gjithë ata që janë me të vërtetë besimtarë dhe të mbushur me Frymën e Perëndisë, me anë të fuqisë së Tij do të këmbëngulin në jetën e krishterë deri në ditën e vdekjes dhe se vetëm ata që këmbëngulin kështu janë me të vërtetë të rilindur sërish.

Gjoni 10:28 dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime. 10:29 Ati im, që m’i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim. 10:30 Unë dhe Ati jemi një.

12C. Përlëvdimi – Romakëve 8:23

8: 23 Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë.

Përlëvdimi është hapi i fundit në përmbarimin e planit të Perëndisë për shpëtimin tonë, sipas të cilit (sipas planit) me ardhjen e Tij ai na jep (çdo shenjtori që ka jetuar ndonjëherë) trupat tanë të ringjallur dhe ne bëhemi si Ai (1 Gjonit 3:2-3).

2B. Kisha

Kisha është komuniteti i atyre që janë të shpëtuar në Jezu Krishtin, të shpenguar nga gjaku i tij, dhe të shenjtëruar në Emrin e Tij. Ky komunitet përbëhet nga secili që i ka besuar Krishtit nëpër kohëra apo që do t’i besojë në të ardhmen. Çdo anëtar, megjithëse vjen nga çdo komb i dheut, që ka Frymën dhe që nga ai është pagëzuar në trupin e Krishtit, formon kështu një njësi të unifikuar shpirtërore. Kështu që ka shumë kisha lokale, por ka vetëm një kishë universale. Në përgjithësi, ka shumë metafora në shkrime për të përshkruar kishën. Ajo njihet si trupi i Krishtit, nusja e Krishtit, Hardhia dhe shermendët, Bariu dhe tufa e tij, guri i qoshes dhe ndërtesa, një priftëri e shenjtë, një baba dhe familja e tij, etj. .

Kisha është themeluar mbi predikimin e ungjillit dhe njerëzit që Perëndia thërret nga errësira në dritë. Kisha është ideja e Tij dhe siguron fitoren mbi të gjitha forcat e këqija: portat e ferrit nuk do ta mundin dot. Megjithëse kisha nuk është mbretëria e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, në të cilën Perëndia mbretëron si mbret, sjell rritjen e kishës dhe është me anë të Frymës së Shenjtë që banon brenda saj, fuqia që fuqizon çdo anëtar në kishë.

1C. Një Popull nga të Gjitha Vendet – Romakëve 9:23-26

9:23 Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi, 9:24 mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë? 9:25 Ashtu si thotë ai te Osea: “Unë do ta quaj popullin tim atë që s’ka qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin. 9:26 Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: “Ju nuk jeni populli im”, atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë”.

2C. Të Pagëzuar në Një Trup – 1 Korintasve 12:13

Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.

3C. Të Pajisur me Dhunti për Shërbesë – Efesianëve 4:11-12

4:11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues 4:12 për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

4C. Pagëzimi – Veprat 10:48

10:48 Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus. Ata pastaj iu lutën të qëndronte disa ditë me ta.

5C. Darka e Zotit – 1 Korintasve 11:23-25

11:23 Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën 11:24 dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: “Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. 11:25 Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim”.

6C. Adhurimi i Perëndisë – Romakëve 12:1

12:1 O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.

7C. Misioni ndaj Botës – Veprat 1:8

1:8 Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”.

3B. Armiku

1C. Krishti, Kryqi, dhe rrëzimi i Satanit nga froni – Gjoni 12:31

12:31 Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!

2C. Veprat e Djallit: Të Shkatërruara – 1 Gjonit 3:8

3:8 Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë për të shkatërruar veprat e djallit.

3C. Lufta Shpirtërore – Efesianëve 6:12-18

6:12 Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore 6:13 Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë. 6:14 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë, 6:15 dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes, 6:16 mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. 6:17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, 6:18 duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,

4C. Ji i Përgatiur për Betejë – 1 Pjetrit 5:8

5:8 Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. 5:9 Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tanë të shpërndarë nëpër botë.

5C. Rezistoi Djallit – Jakobi 4:7

4:7 Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!

4B. Fundi

1C. Eskatologjia Personale
1D. Vdekja për të Gjithë

Hebrenjve 9:27 Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,

2D. Gjendja e ndërmjetme

2 Korintasve 5:8 Por jemi të sigurt (d.m.th të krishterët) dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë të banojmë bashkë me Zotin

Gjendja e ndërmjetme për jobesimtarët, d.m.th se çfarë ndodh pas vdekjes, duket se përfshin ndëshkim të ndërgjegjshëm në Hades (Vendi ku rrinë të vdekurit) ku ata presin një ringjallje trupore për t’u ndëshkuar përjetësisht në Ferr, vendi përfundimtar i Djallit, engjëjve të tij dhe të ligjve (Mateu 25:41; Luka 16:19-31; 2 Thes. 1:8-9).

2C. Eskatologjia e Përbashkët
1D. Ardhja e Dytë

Veprat 1:11 “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell”.

Mateu 24:30 Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.

2D. Ringjallja e të Gjithëve

Gjoni 5:28 Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij 5:29 dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.

3D. Të gjithë do të Gjykohen: Pasojat e Përjetshme

Mateu 25:31 “Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. 25:32 Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. 25:33 Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën. 25:34 Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: “Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës. 25:35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, 25:36 isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë”. 25:41 Pastaj ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. 25:46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme”.

4D. Mijëvjecari

Zbulesa 20:4 . . . Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet. 20:5 Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë. 20:6 I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë për një mijë vjet.

5D. Gjendja e përjetshme
Zbulesa 21:3 Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. 21:4 Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”.

IIA. Përmbledhje

Në leksionet pesë dhe gjashtë ne u morëm me disa prej besimeve bazë dhe me njohuri doktrinore të cilën duhet ta ketë çdo dishepullbërës dhe dishepull. E filluam me kuptimin tonë për Perëndinë dhe pastaj kaluam tek Bibla dhe Njeriu. Në këtë leksion ne diskutuam për Shpëtimin, Kishën, Luftën Shpirtërore, dhe Kohët e Fundit. Është e rëndësishme që të zotërosh këtë “pamje të përgjithshme” biblike apo të krishterë sepse qëllimi ynë, në vetvete, nuk është të bëjmë dishepuj që duken si ne, por që të shikojnë, ndjejnë dhe veprojnë si Krishti. Këto janë të vërteta me anë të së cilave ne mund të vlerësojmë praktikën tonë të dishepullimit. Për shembull, nëse e kuptojmë që në planin tonë të dishepullimit nuk jemi duke përdorur Shkrimet aq sa duhet apo nuk jemi duke ndihmuar shokët të “futen në” Bibël në një mënyrë të përgjegjshme dhe kuptimplotë, atëherë në atë masë ne po dështojmë përsa i takon standartit të Krishtit për ne (Mateu 13:52; Veprat 2:42). Ne e dimë që duhet të bëjmë diçka për këtë. Ose, nëse dikush mendon se kisha nuk është edhe aq e rëndësishme, ne mund ta shikojmë nga ky përvijim i shkurtër biblik që ky nuk është mendim i shëndoshë. Me durim dhe dashuri ne mund ta kthejmë me mirëbesim drejtimin e rrjedhës së mendimit të tyre, në lidhje me nevojën për miqësi, për të marrë nga të tjerët edhe për të kontribuar në jetën e tyre.

IIIA. Pyetje për t’u Menduar

1. A e shikon vijën e mendimit në pjesën e shpëtimit? Përse është e rëndësishme që t’i “hedhësh një sy të shpejtë” planit të Perëndisë për shpëtim? Përse do të na e tregonte Pali këtë gjë?

2. Si na ndihmon “shfajësimi” në ndjenjat tona të pasigurisë dhe mosbesimit në lidhje me betejën se si mund të të përdorë Perëndia? Si lidhen zonat e tjera të shpëtimit me dishepulllimin?

3. Ne do të merremi me doktrinën e jetës shpirtërore në dy leksionet pasuese. Sa për tani, ç’lidhje ka midis doktrinës së këmbënguljes me dishepullimin?

4. Si lidhen dhuntitë shpirtërore me dishepullimin e të tjerëve? Ç’ndodh nëse personi që ti po ndihmon ka një dhunti shpirtërore në një zonë në të cilën ti si dishepullbërës nuk e ke?

5. Ç’lidhje ka djalli me detyrën tënde të bërjes së dishepujve?

6. Si do t’i ndihmoje dishepujt për të përftuar një vështrim realist, të ekulibruar, biblik dhe shpirtëror në këtë zonë?

7. Një ditë, të gjithë do të vdesim. Si lidhet kjo me dishepullimin dhe me ndihmën që u jep të tjerëve që të duan Perëndinë dhe njerëzit? Po përsa i takon shpërblimeve?

Related Topics: Christology, Discipleship

Report Inappropriate Ad