MENU

Where the world comes to study the Bible

9. Virtyte që të Çojnë tek Ngjashmëria me Krishtin

IA. Koncepti i Virtytit

1B. Një Përkufizim për Virtytin

Termi “virtyt” në greqisht shpesh i referohet “shkëlqimin moral” dhe “mirësisë.” Arthur F. Holmes i përshkruan virtytet sipas mënyrës së mëposhtme:

Një virtyt është një qëndrim (natyrë) i drejtë, i brendshëm dhe një qëndrim është një prirje për të vepruar në mënyra të caktuara. Qëndrimi është më kryesor, zgjat më shumë dhe është më depërtues sesa një motiv apo synim i veçantë pas një veprimi të caktuar. Ndryshon nga një impuls (shtysë) i papritur në atë që është një zakon i themeluar në mendje, një tipar i futur brenda dhe shpesh pasqyrues. Virtytet janë tipare të përgjithshme të karakterit që sigurojnë sanksione të brendshme për motivet, synimet dhe sjelljen tonë të jashtme.

Ekzistojnë shumë ide thelbësore në këtë përkufizim, por për qëllimet tona unë dëshiroj që të përqëndrohem këtu mbi dy nga ato. Së pari, një virtyt është një prirje, që buron nga ajo që t’i je në thelb, për të vepruar në mënyra të caktuara. Së dyti, nuk është thjesht, si rrjedhim, një impuls i mirë ose i keq, por përkundrazi një zakon i themeluar në mendje. Së treti, ka funksion për të siguruar gjykim mbi motivet dhe veprimet e jashtme. Virtytet, pra, lidhen me atë se kush jemi si njerëz; karakterin tonë.

2B. Virtyti në Mendimin Grek

Koncepti i Platonit për virtytin ose shkëlqimin moral (ajrethv) përqëndrohet mbi katër virtyte prej natyre: dituria, kurajo, të qenit i përkorë, dhe drejtësia. Garcia komenton:

Te Republic (Republika) e Platonit, Sokrati i shpjegon ato nëpërmjet një doktrine të tre pjesëve të shpirtit, duke sugjeruar se një njeri është i matur kur njohuria se si të jetojmë (dituria) informon arsyen e tij, me kurajo kur arsyeja e informuar kontrollon kapacitetin e tij për t’u zemëruar, i përkorë kur kontrollon edhe oreksin e tij, dhe i drejtë kur çdo pjesë kryen detyrat që i takojnë me arsyen e informuar në kontroll.

Aristoteli i shtoi këtij numri dhe mësoi që virtyte të tilla mësoheshin. Stoikët në përgjithësi ranë dakord me Platonin. Septuagint-a dhe Dhjata e Re nuk duket se e përdorin fjalën ajrethv në të njëjtën mënyrë. Agustini ishte i pari i cili filloi të fuste me zell mendimin grek në teologji dhe ta pagëzonte atë për përdorimin e krishterë. Ai zhvilloi konceptin e katër virtyteve në lidhje me të dashurit e Perëndisë dhe ai i zgjeroi ato – dhe i shpjegoi ato – në dritën e virtyteve “teologjike” të besimit, shpresës dhe dashurisë. Për atë virtytet ishin së pari teocentrike (të përqëndruara te Perëndia) dhe jo antropocentrike (të përqëndruara te njeriu).

3B. Pasazhe të Rëndësishme të Dhjatës së Re që Përdorin Termin ajrethv

1C. Filipianëve 4:8

Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

2C. 2 Pjetri 1:3-5

1:3 Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet, 1:4 me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë. 1:5 Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,

IIA. Dy Virtyte Gjithëpërfshirëse të Krishtera

Dy atribute qëndrore të Perëndisë janë shenjtëria e tij (e shprehur në drejtësinë e tij) dhe dashuria e tij. Këto dy karakteristika, pra, duhet të karakterizojnë ata të cilët shpallin se besojnë tek Ai dhe e ndjekin Krishtin.

1B. Shenjtëria (Drejtësia/Mirësia)

Perëndia është i shenjtë në kuptimin që ai është si unik d.m.th që nuk ka asnjë tjetër si ai, ashtu edhe plotësisht i lirë nga e liga dhe pafundësisht i mirë. Nga ky karakter rrjedh drejtësia e tij nga ku ai vepron në mënyrë të qëndrueshme me natyrën e tij morale (d.m.th shenjtëria). Ai kurrë nuk e shkel standartin e Ligjit të tij të Shenjtë. Së fundi, ai është i drejtë dhe drejtësia e tij kërkon që të gjithë njerëzit të jetojnë në përputhje me Ligjin të cilin ai e vendosi. Pra, shenjtëria dhe drejtësia – në një kuptim “të krijuar” dhe të prejardhur – duhet të karakterizojnë qëndrimin (natyrën) e të krishterit: “Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë,” thotë Pjetri, duke cituar Dhjatën e Vjetër (1 Pjetri 1:15-16). Ai i cili shpall se ndjek Jezusin duhet të rritet në mënyrë të vazhdueshme në shenjtëri dhe drejtësi. Natyra e drejtësisë dhe e mirësisë duhet të futet te të gjitha atributet e tjera morale të tilla si, gëzimi, vetëdijshmëria, besnikëria, paqja, mirëdashja, zemërbutësia; pra, unë duhet të përzjehem me dashuri, d.m.th për të kërkuar më të mirën për njerëzit e përfshirë. Për shembull, zemërbutësia nuk është një tipar shumë i admirueshëm nëse buron nga një zemër që kërkon gjëra imorale. Por nëse shenjtëria dhe drejtësia janë zanafillat e saj dhe e gjallërojnë praninë e saj, atëherë ajo është një gjë e mrekullueshme. Është ngjashmëria me Krishtin në veprim.

2B. Dashuria

Perëndia është dashuri (1 Gjoni 4:8, 16). Bibla e predikon këtë mesazh si në mënyrë të qartë ashte edhe jo të drejtpërdrejtë, nëpërmejt pohimit të drejtpërdrejtë dhe një shumice shembujsh. Me të vërtetë kryqi i Krishtit demonstron njëherë e përgjithmonë se Perëndia i do njerëzit (Gjoni 3:16). Dashuria është mu në thelbin (zemrën) e Perëndisë dhe e motivon atë për të kërkuar mirëqënien e të humburve dhe mëkatarëve rebelë. Dashuria vihet në veprim duke pasur interesin e të tjerëve në zemër. Dhe ky është pikërisht çasti që dikush duhet ta shikojë atë sikur ka nevojë për: (1) shenjtërinë përndryshe do të shkojë në rrugë të shtrembërt në përcaktimin e asaj që është më e mirë për tjetrin dhe, (2) diturinë për të njohur se kur dhe si duhet t’i zbatojë veprimet më të mira. Pra, në etikën e krishterë, dashuria duhet të gjallërohet nga shenjtëria dhe shenjtëria nga dashuria dhe ato e gjejnë shprehjen e tyre më të plotë sipas diturisë që na jep Perëndia (p.sh. Kol. 1:9-10). Shenjtëria e ruan dashurinë nga të kthyerit në idhujtari e varësi emocionale dhe dashuria e ruan shenjtërinë nga të kthyerit në një gjykim të ashpër dhe të ftohtë. Si rrjedhim, dashuria e shenjtë duhet të karakterizojë të krishterin i cili shpall se është një dishepull i Krishtit. Ne gjithashtu synojmë për ta parë atë (dashurinë) të zhvillohet te njerëzit që Perëndia na përdor për t’i ndihmuar. Së fundi, dhe sa për ta përmendur, ideja e DhR për dashurinë si një flijim i drejtuar për tek të tjerët nuk gjendet në të vërtetë midis paganëve, por është një zhvillim i veçantë i krishterë.

Pra shenjtëria dhe dashuria, ato tek të cilat u zgjodhëm dhe u thirrëm nga Perëndia – të dyja virtytet gjithëpërfshirëse – duhet të jenë në themelet e të gjitha virtyteve të tjera duke u dhënë atyre motivin dhe zjarrin e tyre, konturet, mënyrën e operimit dhe synimet.

IIIA. Një Treshe e Virtyteve Teologjike: Besimi, Shpresa dhe Dashuria

Virtytet teologjike janë quajtur kështu sepse ato lidhen kryesisht me qëndrimin e brendshëm të zemrës në drejtim të Perëndisë. Por, natyrisht, ato lidhen në mënyrë intime dhe e gjejnë shprehjen e tyre në marrëdhëniet tona me të tjerët (1 Kor 13:1-3). Besimi në Krishtin lind dashurinë për të tjerët dhe të dyja këto gjallërohen dhe forcohen nga shpresa që ne kemi në Krishtin (Kol. 1:4-5).

1B. Pasazhe ku të Treja Përmenden

1C. 1 Korintasve 13:13

Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.

2C. 1 Thesalonikasve 1:3

1:3 duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë,

3C. Galatasve 5:5-6

5:5 Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë, 5:6 sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.

4C. Kolosianëve 1:4-5

1:4 sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve, 1:5 për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,

2B. Pasazhe mbi Besimin, Shpresën dhe Dashurinë

1C. Besimi
1D. Romakëve 4:20-21

4:20 Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë, 4:21 plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.

2D. Hebrenjve 11:6

11:6 Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.

2C. Shpresa
1D. Romakëve 5:5

5:5 Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

2D. Galatasve 5:5

5:5 Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,

3C. Dashuria
1D. 1 Korintasve 13:4-6

13:4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 13:5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 13:6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 13:7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

2D. 1 Pjetri 1:22-23

1:22 Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,

3B. Konteksti Teologjik i Virtyteve të Krishtera: Perëndia dhe Vepra e Tij

Shumë nga grekët duke përfshirë edhe Aristotelin dhe stoikët debatuan se virtyti moral zhvillohej sipas arritjes njerëzore dhe se synimi në mendje ishte lumturia personale. Të tjerët debatuan se virtyti moral ishte i lindur, qëndrimi i natyrshëm i shpirtit. Por të dyja këto ide, ndërsa kishin ca ngjashmëri me krishterimin, janë në konflikt me drejtimin thelbësor etik të krishterimit. “Virtytet” të cilat i paraqet DhR kanë karakterin e Perëndisë si burim të tyren, Frymën si shkakun efikas te besimtari, Krishtin si modelin e tyre dhe dashurinë si qëllimin e tyre. Ato janë zhvilluar në kontekstin e jetës shpirtërore ashtu siç shpjegohet te leksioni 6. Ato sigurisht që nuk janë të lindura dhe mund të mësohen, por jo të ndarë nga Krishti.

4B. Konteksti i Marrëdhënieve

Virtytet e krishtera të besimit, shpresës, dashurisë, të qenit i përkorë, gëzimit, kurajos, besnikërisë, paqes dhe çfarëdolloj virtyti tjetër që ekziston, mësohen në marrëdhënien me Perëndinë (dhe me rrethanat që ai sjell në jetën tonë) dhe me të tjerët. Nga vetë natyra e tyre virtytet e krishtera kanë në bazë marrëdhënien; ato nuk mund të mësohen në izolim (zbrazti). Ne mësojmë t’i besojmë Perëndisë gjithnjë e më tepër nëpërmjet kapërcimit me gëzim të sprovave të jetës; diturinë duke u marrë me njerëz të vështirë, kurajon duke u përballuar me rrethana dhe njerëz të rrezikshëm, besnikërinë duke qenë të qëndrueshëm në mbajtjen e premtimeve, durimin duke përmbajtur inatin dhe përulësinë duke u shërbyer të tjerëve. Perëndia na ka thirrur si për të marrë pjesë në trupin e tij ashtu edhe për të qenë kripë dhe dritë në botë; ai na ka thirrur për tek një seri marrëdhëniesh interesante të cilat ai i përdor dhe do t’i përdorë gjithmonë për të na rritur ne. Dishepullimi personal i një njeriu tjetër është një lloj i veçantë marrëdhënie në të cilën qëndrimi me besnikëri, zemërbutësi, ndershmëri, durimi, kurajo, etj, duhet të vlerësohet dhe të inkurajohet.

IVA. Virtyte të Tjera Specifike në Ngjashmëri me Krishtin

1B. Dituria dhe Dallueshmëria

Dituria është virtyti i dallueshmërisë të natyrës së vërtetë të njerëzve dhe të rrethanave, si lidhen këto me shpëtimin që të ofron Krishti dhe si rrjedhim, çfarë duhet të bësh në çdo situatë. Jepet nga vetë Perëndia, e fituar nëpërmjet lutjes dhe fjalës, dhe reflektimit serioz si dhe të kërkuarit gjatë gjithë kohës. Vetë Krishti thuhet se është dituria e vërtetë e Perëndisë, në atë që ai është zgjidhja e Perëndisë për problemin e mëkatit dhe i krishteri është urdhëruar për ta kërkuar diturinë (Jakobi 1:5) duke kuptuar se e gjithë dituria prej Perëndisë është nga natyra më etike sesa është teorike (Mateu 11:29; Jakobi 3:17-18). Dituria është shenjtëri dhe dashuri e zbatuar.

1C. Filipianëve 1:9-11

1:9 Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim, 1:10 që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit, 1:11 të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.

2C. Fjalët e Urta 2:1-10

2:1 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, 2:2 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; 2:3 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, 2:4 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, 2:5 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë. 2:6 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. 2:7 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri 2:8 për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. 2:9 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. 2:10 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

2B. Të qenit i përkorë dhe Vetë-kontrolli

Virtyti i krishterë i vetë-kontrollit është aftësia e vazhdueshme për t’i thënë “jo” dëshirave tona dhe të jetuarit sipas modës. Motivohet nga një dëshirë për adhurim të Perëndisë me këmbëngulje dhe për shenjtëri (sepse të ndihmon për t’u mbrojtur kundër lakmisë dhe idhujtarisë – një shenjtëri e cila në vetvete buron nga një dashuri për Perëndinë dhe është e shoqëruar nga gëzimi, e jo nga një urrejtje për të gjithë pasionin dhe dëshirën.)

1C. Galatasve 5:22-23

5:22 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. 5:23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

2C. 2 Pjetri 1:5-7

1:5 Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë, 1:6 diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë, 1:7 mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

3B. Kurajo

Virtyti i kurajos përfshin të bërit e gjërave të vështira dhe të rrezikshme në dritën e respektimit të fjalës së Perëndisë dhe për mirëqenien e njerëzve të tjerë. Pra motivohet nga të kuptuarit e shenjtërisë së Perëndisë, dhe që unë duhet t’i bindem atij pavarësisht se ç’ndodh, por është shprehur në dashurinë në drejtim të njerëzve të tjerë, disa herë edhe nëse ata e pranojnë atë si dashuri ose jo. Kërcënohet më shumë nga rreziku i vdekjes, por lidhet në mënyrë intime me shpresën – një shpresë të themeluar mbi lidhjen tonë të patundshme me një person i cili e mposhti vdekjen.

Një shembull i kurajos në marrëdhënien dishepulluese është të treguarit e të vërtetës me dashuri (Ef. 4:15), madje edhe kur të lëndon. Bëhet për shkak të bindjes ndaj Perëndisë (megjithëse mund të të kushtojë marrëdhënien me personin tjetër) dhe për rritjen e personit tjetër. Disa herë të shprehurit e kurajos nuk pritet mirë (Fja.9:8), por disa herë pritet mirë (Fja. 9:9). Natyrisht, vepra më e madhe e kurajos ishte vdekja e bindur e Krishtit në kryq. Atje ne shikojmë kurajon të jetuar në bindje ndaj kërkesës së shenjtë të Perëndisë (Mat. 26:42) dhe për mirëqenien e mëkatarëve të humbur. Pra, kurajo nuk është trimëria prej budallai apo braktisja moskokëçarëse. Përkundrazi, kurajo ka për qëllim shenjtërinë e Perëndisë dhe mirëqenien e njerëzve, duke kuptuar plotësisht si rrezikun faktik ashtu edhe atë të mundshëm si edhe atë që do të të kushtojë.

1C. Jozueu 1:6-9

1:6 Ji i fortë dhe trim, sepse ti do të bësh që ky popull të zotërojë vendin që u betova t’u jap etërve të tyre. 1:7 Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh simbas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh. 1:8 Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. 1:9 A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”.

2C. Gjoni 16:33

16:33 Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!’’.

3C. 1 Korintasve 16:13

16:13 Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.

4B. Besnikëria

Shpesh besnikëria ka të bëjë me të bërit e asaj që themi se do të bëjmë dhe me mos bërjen e asaj që themi se s’do ta bëjmë. Do të thotë të jesh praktikisht ai që shpall se je dhe përfshin praktikimin e saj për periudha të gjata kohe. Personi i cili vjen në orar në një takim përgjatë gjithë simestrit është një person besnik. Por sërish, virtyti i besnikërisë duhet të mbështetet nga shenjtëria dhe dashuria. A jemi besnikë ndaj diçkaje në një përpjekje për t’i sjellë lavdi Perëndisë dhe për të mirën më të madhe për të tjerët d.m.th t’i duam ata duke demonstruar përkushtim afatgjatë ndaj tyre? Ose a jemi ne besnikë vetëm ndaj asaj që duam dhe po përpiqemi për atë? Nuk ka asgjë domosdoshmërisht të ligë në të dëshiruarin e diçkaje, dhe le të themi, në të punuarit shumë për një kohë të gjatë që ta marrësh atë. Po përsa i përket besnikërisë ndaj njerëzve të tjerë dhe nevojave të tyre legjitime?

1C. Galatasve 5:22-23

5:22 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. 5:23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

2C. 3 Gjoni 1:3

1:3 Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.

5B. Paqja

Paqja si një virtyt i krishterë përmban idenë e të qenit i çlodhur dhe në harmoni brenda pavarësisht se ç’ndodh jashtë. Është e kundërta e të qenit i shqetësuar dhe i inatosur emocionalisht, dhe për më tej, i të qenit i trazuar. Është e disponueshme për ata që bëjnë një jetë të shenjtë e me dashuri dhe që është e qëndërzuar tek njohuria për sovranitetin dhe besnikërinë e Perëndisë. Mbështetet mbi njohurinë e qëndrimit të tij të butë drejt nesh dhe e së vërtetës që ne dimë se ai bashkëvepron të gjitha gjërat për të mirë, sipas planit të tij të paracaktuar për të na konformuar sipas imazhit të Krishtit (Rom. 8:28-39). Prandaj ne mund të kemi akoma paqe – harmoni dhe mirëqenie në shpirtin tonë – madje edhe kur vuajmë në rrethana të vështira. Gjithsesi, ne nuk mund të presim paqen e Perëndisë kur ne nuk merremi siç duhet me mëkatin e njohur. Dhe, ne duhet të kuptojmë gjithashtu se do të ketë kohë kur ai e tërheq paqen e tij edhe pasi jemi rrëfyer, me qëllim që ta thellojë rrëfimin tonë dhe të na japë më shumë zell në mbytjen e mëkatit (shiko Rom. 8:13). Nga paqja jonë me Perëndinë ne duhet të shfaqim paqen me njerëzit e tjerë. Me të vërtetë, me aq sa varet prej nesh, ne duhet të jemi në paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18; Kol. 3:15)

Paqja si virtytet e tjera, nuk është as një qëllim në vetvete as edhe virtyti më i lartë. Nuk është më e rëndësishme se e “vërteta” që kuptohet dhe shprehet drejt, as edhe më e rëndësishme se “besnikëria.” Pra edhe ajo duhet të informohet nga shenjtëria e Perëndisë dhe të jetohet nën syrin vëzhgues të dashurisë së sinqertë.

1C. Gjoni 14:27

14:27 Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

2C. Kolosianëve 3:15

3:15 Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!

6B. Zemërbutësia

Zemërbutësia si një virtyt i krishterë shpesh lidhet ngushtë me mirëdashjen dhe është e kundërta e të qenit i bezdisshëm dhe i padurueshëm. Shfaqet tek butësia, mirëdashja dhe ushtrimi me vetëdije i kujdesit me dashuri në marrëdhëniet me njerëzit. Është shumë e shqetësuar për atë se “ku ndodhen njerëzit” dhe kërkon për t’u gjendur dhe për të ardhur pranë që të ndihmojë. Gjithsesi, nuk është frikacake por e fortë dhe plot me kujdes. Shpall të vërtetën, dëgjon me vëmendje, dhe kërkon leje përpara se të flasë në jetën e dikujt.

1C. Filipianëve 4:5

4:5 Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër.

2C. Jakobi 3:13

3:13 Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë.

VA. Përmbledhje

Virtytet e krishtera janë qëndrime të themeluara që na bëjnë të veprojmë në mënyra të caktuara – në mënyra që janë në ngjashmëri me Krishtin. Të gjitha virtytet e perëndishme lidhen në mënyrë integrale me virtytet e krishtera gjithëpërfshirëse të shenjtërisë dhe dashurisë dhe prodhohen nga Fryma ndërsa ne përpiqemi për t’i parë ato të pjekura në jetën tonë.

VIA. Pyetje për t’u Menduar

1. Çfarë është një virtyt? Riformulo mendimet e shprehura te shënimet në një mënyrë të ndryshme dhe për t’u mbajtur mend?

2. Cilat janë virtytet gjithëpërfshirëse të krishtera dhe si lidhen ato me virtytet e tjera. Jep disa shembuj dhe shpjego lidhjet dhe marrëdhëniet.

3. Si lidhen virtytet me të njohurit e vullnetit të Perëndisë? Shiko Romakëve 12:1-2.

4. Si vihen në kontrast virtytet me qëndrimet, emocionet apo reagimet e çastit ndaj situatave?

5. Diskuto të paktën për tre virtyte (përveç shenjtërisë dhe dashurisë) dhe lidhi ato me veset që u përshtaten. Shiko Galatasve 5:16-24 për ndihmë.

Related Topics: Christology, Spiritual Life, Discipleship

Report Inappropriate Ad