MENU

Where the world comes to study the Bible

10. Zakone që të Çojnë tek Ngjashmëria me Krishtin

IA. Qëllimi dhe Përleshja për Zakonet në Ngjashmëri me Krishtin

1B. Ideja e një “Zakoni”

Termi “zakon” i referohet një prirjeje ose praktike të themeluar ose të rregullt. Mund të përdoret në një mënyrë negative duke iu referuar zakoneve të këqija, të tilla si të injoruarit e njerëzve kur ata flasin me ty dhe të dështosh në mënyrë të vazhdueshme për të mos bërë atë që ke premtuar. Ne themi, “ai/ajo ka zakonin e keq që nuk të dëgjon kurrë”; në gjuhën e Palit ai do të thoshte që një person i tillë ka një zakon i të qenit “i pabesë.” Por termi “zakon” mund të përdoret edhe në mënyrë pozitive, duke iu referuar zakoneve të mira të ushtrimeve të ndryshme dhe zakoneve të mira në të ngrënë si dhe një morie qëndrimesh dhe praktikash të tjera. Padyshim që ne duam të zhvillojmë këto të fundit dhe ta braktisim të parën. Sepse këtu po flasim për ndërtimin e zakoneve dhe praktikave të mira në jetën tonë. Ne po flasim për t’i braktisur veprat e mishit dhe për të zhvilluar frutin e Frymës. Është kryesisht nëpërmjet “zakoneve të shenjtërisë” që Fryma na transformon ne. Por t’i mund të pyesësh, ku mësohet kjo e vërtetë në Shkrim? Le të shikojmë dy pasazhe:

1C. Galatasve 6: 7-10

6:7 Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. 6:8 Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. 6:9 Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet. 6:10 Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.

2C. Jakobi 1:22-25

1:22 Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. 1:23 Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; 1:24 ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. 1:25 Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.

Zakonet e shenjtërisë ose të disiplinave shpirtërore siç quhen disa herë, gjithsesi, nuk janë thjesht produkt i fuqisë dhe i dëshirës njerëzore. Zakonet e perëndishme fillohen, vazhdohen dhe piqen nëpërmjet veprës shenjtëruese të Frymës i cili banon në ne. Ato janë fruti i Frymës por ato funksionojnë në jetën tonë jo si shtysa psikologjike të çrregullta dhe të papritura, por si qëndrime dhe sjellje të themeluara e në rritje që të çojnë tek transformimi i karakterit. Ne duhet të bashkëpunojmë me Frymën në vendosmërinë për t’i parë këto tipare të zhvilluara në përvojën tonë.

2B. Qëllimi për Zhvillimin e Zakoneve në Ngjashmëri me Krishtin

Pali është shumë i qartë rreth arsyes që disiplinojmë veten për të jetuar me zakone të mira. Ka një qëllim. Nuk është thjesht një punë angari siç ka thënë një autor.

1C. 1 Timoteut 4:7

4:7 Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri (Guvmnaze deV seautoVn proV eujsevbeian), 4:8 sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë. 4:9 Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t’u pranuar në çdo mënyrë. 4:10 Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.

2C. Titit 2:11-12

2:11 Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, 2:12 dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,

Pra arsyeja që ne i zhvillojmë zakonet e shenjtërisë dhe përleshemi me to është që të bashkëpunojmë me Frymën në zhvillimin e një karakteri të shenjtë dhe në ngjashmëri me Krishtin – “perëndishmërisë” siç i referohet Pali. Shkurt, ky është qëllimi i hirit të Perëndisë tek ne, siç e bën të qartë edhe Titit 2:11-12. Për më tej, është i vetmi reagim logjik ndaj mëshirës dhe hirit të Perëndisë (shiko edhe Rom. 12:1-2; 2 Kor. 7:1).

3B. Tre Burime të Luftës kundër Zakoneve në Ngjashmëri me Krishtin

1C. Bota

Kur ne i referohemi “botës” ne nuk mendojmë veçanërisht vetëm për njerëzit, por përkundrazi për zakonet dhe sistemet e mëkatshme të cilat i ngrejnë njerëzit e rënë në kundërshtim me vullnetin, veprat dhe rrugët e një Perëndie të shenjtë. Ky sistem i cili gjendet në prehërin e të ligut, shpesh përdoret nga ai për të joshur dhe për ta nxitur mishin tonë të mëkatojë. Ne duhet të kuptojmë që vdekja e Krishtit është gjykimi i Perëndisë mbi mëkatin dhe sistemet e mëkatit të njeriut jo të rilindur. Ne nuk duhet të kemi asnjë pjesë në të, përndryshe ne bëhemi “miq të botës dhe armiq të Perëndisë” (Jakobi 4:4). Por vër re, se nuk po flasim për marrëdhënien me njerëzit jo të krishterë (1 Kor. 5:9-10). Perëndia, njësoj siç na tregoi ne në Krishtin, dëshiron që ne të jemi botë si kripë dhe dritë, por jo botës, përndryshe ne e humbim kripësinë tonë dhe nuk jemi më të dobishëm për Mjeshtrin.

2C. Mishi

“Mishi” në Shkrim është përdorur disa herë për të treguar “mishin fizik,” “njerëzimin e dobët,” etj, pa ndonjë lidhje me ose duke mos aluduar për mëkatshmërinë. Por përdoret edhe një mori herësh nga Pali për t’iu referuar asaj fuqie të rënë që jeton brenda nesh, asaj shtyse anti-Perëndi që na tërheq fuqishëm drejt mëkatit. Faktikisht, të josh kundër Frymës me qëllim që të na çojë në skllavëri te mbretërimi i mëkatit dhe i vdekjes. Pali bën një sërë komentesh përçmues për mishin tek Romakëve 7. Ai thotë se asgjë e mirë nuk jeton në të, domethënë, në mishin e tij (7:18); që e ngre kokën e tij të ndyrë pikërisht në çastin që unë dua të bëj të mirën (7:21), dhe që është një ligj në të që është kaq i fuqishëm (7:23). Lajmi i mirë është që mishi me dëshirat dhe joshjet e tij janë kryqëzuar me Krishtin (Rom.6:6).

3C. Djalli

Djalli është personal, qenie shpirtërore (një engjëll i rënë) i cili përpiqet që të tundojë shenjtorët në mishin e tyre, nëpërmjet joshjes së botës, për të kryer mëkat. Disa mëkate të veçanta që ai është i mirënjohur për inicimin e tyre përfshijnë: (1) krenaria që të çon në përçarje të të gjitha llojeve midis njerëzve të Perëndisë, dhe (2) të ndryshuarit e ungjillit dhe/ose të izoluarit e saj nga stili i jetës i cili e vesh atë. Ai gjithashtu punon papushim me jo të krishterët me qëllim që t’i verbojë mendjet e tyre ndaj të vërtetës së ungjillit (2 Kor. 4:4).

4B. Siguria Hyjnore e Fitores

Ne na është thënë në Shkrim se Perëndia e ka kryqëzuar mishin me joshjet e tij dhe për aq sa ishte vendi i lidhjes me tundimin dhe mëkatin, ai na ka çliruar nga mbretërimi i tij në jetën tonë (Rom. 6:4-5). Satanit, me anë të fuqisë së Frymës dhe nëpërmjet fjalës dhe përulësisë mund t’i rezistohet . . . dhe ai do t’ia mbathë (Jakobi 4:7-8). Dhe, meqenëse ai jeton në ne është më i madh sesa ai i cili jeton në botë ne kemi siguruar fitoren mbi Djallin dhe sistemet djallëzore që ai mbështet kundër Perëndisë. Disa nga mjetet kryesore me anë të të cilave Fryma na jep fitore mbi këta tre armiq përfshijnë (1) Fryma e Perëndisë; (2) fjala e Perëndisë dhe (3) njerëzit e Perëndisë.

IIA. Zakonet në Ngjashmëri me Krishtin me Një Përqëndrim Kryesor drejt Perëndisë

Objektivi ynë këtu është thjesht të përvijojë disa zakone të shenjtërisë dhe jo të nxjerrë shumë hollësi nga ato. Ne do ta bëjmë këtë më vonë. Tani është e mjaftueshme që thjesht t’i përmendim dhe të përfshijmë disa komente të shkurtra.

1B. Adhurimi

Adhurimi është shprehja kryesore e dashurisë dhe e devocionit me këmbëngulje i një zemre të ripërtërirë. Është po aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm në jetën shpirtërore sa është të marrit frymë në jetën fizike, domethënë frymëmarrja; atje ku ka jetë shpirtërore, ka edhe adhurim. Gjithë jeta jonë duhet të shihet në kontekstin e shërbimit dhe të sakrificës në adhurimin tonë për Atin e dhembsur, Abba si i referohet Pali atij (Gal. 4:6). Përfshin një njohje të informuar nga shkrimi dhe një qëndrim të themeluar dhe të farkëtuar nga Fryma në lidhje me vlefshmërinë e Perëndisë. Vetëm ai duhet të adhurohet dhe lartësohet plot me gëzim. I krishteri duhet të këmbëngulë në disiplinën e adhurimit vetëm të Perëndisë sepse ky është një zakon që buron nga një zemër e shenjtë dhe një zakon që drejtohet në mënyrë të qartë nga Fryma.

2B. Bibla

Zakoni i shenjtërisë tek i cili që Fryma dëshiron të na drejtojë përfshin këtu një kuptim të mjaftueshmërisë, autoritetit qartësisë dhe domosdoshmërisë të Shkrimit nëpërmjet ekspozimit të rregullt dhe kuptimplotë ndaj fjalës që ai ka frymëzuar. Qëllimi i tij është që të thellojë kënaqësinë tonë në fjalën e Perëndisë dhe të na japë një aftësi për ta kuptuar drejt dhe për ta zbatuar atë. Ai dëshiron që të na përgatisë për t’u kthyer vazhdimisht atje për të na ushqyer shpirtrat, për të drejtuar jetën tonë nën Zotërinë e Tij dhe që ne të pajisim veten tonë për shërbesë (2 Tim. 3:14-17). Ne duhet të kërkojmë që të zhvillojmë një hyrje në fjalën e Perëndisë që përfshin leximin, dëgjimin, studimin, meditimin dhe zbatimin e Biblës.

3B. Lutja

Nëpërmjet lutjes ne gëzojmë bashkësi jetësore me Perëndinë. Të lutesh papushim është një zakon i shenjtërisë. Ne përpiqemi për t’u lutur dhe Fryma zhvillon te ne virtytin e besnikërisë dhe dëshirës së perëndishme. Ai duhet të na japë mundësi për të parë varësinë dhe dëshirën për të qenë me Atin. Dishepulli i Krishtit atëherë, ka nevojë të kuptojë domosdoshmërinë e lutjes dhe marrëdhënien e saj me rritjen në jetën e krishterë dhe shërbesën e frytshme në emër të Krishtit. Ai/ajo gjithashtu ka nevojë për të vlerësuar fuqinë e lutjes duke u lutur dhe duke parë Perëndinë që përgjigjet sipas vullnetit dhe kohës së tij. Më e rëndësishmja, si një zakon i shenjtërisë, dishepulli do të ketë nevojë për të kuptuar që lutja, si çdo disiplinë apo zakon, duhet të zhvillohet dhe të forcohet. Si rrjedhim, dishepulli i pjekur i Krishtit do të kërkojë të investojë kohë të vazhdueshme në lutje, duke u lutur i mbështetur te Shkrimi dhe të lutet sipas një modeli (Mateu 6:9-13) Ne nxitemi që të lutemi në të gjitha rrethanat dhe ta bëjmë këtë një zakon. Ne gjithashtu nxitemi për ta bërë lutjen ditore një zakon të shenjtërisë në jetën tonë.

4B. Koha e Qetë

Zakoni i shenjtërisë që i referohet si Kohë e Qetë lidhet me, lutjen dhe leximin e Biblës por është i dallueshëm prej tyre. Të dyja këto mund të bëhen pa një kohë të caktuar çdo ditë për të qenë me Perëndinë, por të dyja janë integrale për një kohë të qetë kuptimplote.

Koha e qetë përfshin të jetuarit me qëllim në një botë “shumë të shpejtë”. Është zakoni i të qetësuarit të shpirtit tënd përpara Perëndisë për një periudhë të gjatë kohe (më tepër sesa të thuash një lutje ose të lexosh një varg). Njerëzit të cilëve u mungon virtyti nuk mund të jenë kurrë të qetë për një kohë të gjatë sepse ata kanë problem me veten e tyre dhe me botën. Atyre shpesh u mungon virtyti i frymëzuar nga Fryma i paqes së brendshme dhe të ardhurit përpara një Perëndie të shenjtë është një mendim shqetësues (ngatërrestar?). Gjithsesi, ky zakon është planifikuar sipas modelit të vetë Jezusit i cili shpesh tërhiqej mënjanë për të qenë me Perëndinë (Marku 1:35). Në këto kohë ne e marrim hirin nga prania e Perëndisë, qartësia e thirrjes së tij, një kuptim i porosisë dhe perspektiva e sapo gjetur dhe fuqia e re. Si rrjedhim, ne duhet të zhvillojmë një plan me qëllim që të ulemi te këmbët e Mësuesit çdo ditë.

5B. Agjërimi

Të agjëruarit nga ushqimi dhe nga gjërat e nevojshme është një disiplinë e shkëlqyer që zhvillon virtytin në ngjashmëri me Krishtin e të qenit i përkorë dhe e vetë-kontrollit. Ne nuk e bëjmë këtë – ose çdo zakon të shenjtërisë – për të fituar favorin e Perëndisë, por përkundrazi si një shprehje e dashurisë tonë për të dhe e dëshirës sonë për t’u çliruar nga idhujtaria. Ne gjithashtu e bëjmë edhe në kohën e vendime të mëdha sepse duam të përjetojmë varësinë tonë nga Perëndia kur i kërkojmë atij të na drejtojë. Dhe, meqenëse karakteri është çelësi në udhëzim, të agjëruarit të ndihmon në këtë aspekt. Sërish, një zakon i rregullt i agjërimit zhvillon virtytin e shkëlqyer të vetë-përmbajtjes. Fryma e përdor atë me qëllim që të na transformojë.

IIIA. Zakonet në Ngjashmëri me Krishtin me Një Përqëndrim Kryesor drejt Njerëzve

1B. Të Shërbyerit dhe Dhuntitë Shpirtërore

Jezusi e përshkroi jetën e tij si atë të një shërbëtori të bindur dhe të gatshëm (Marku 10:45) dhe të një shërbëtori të ditur sipas Isaias. Ne gjithashtu duhet të ushqejmë virtytin e të vënit të të tjerëve në qendër duke zhvilluar zakonit e të parit për të shërbyer në situata të ndryshme në vend që të jemi gjithmonë marrës. Për zona të veçanta të shërbesës ne duhet të studiojmë dhuntitë shpirtërore dhe të kërkojmë t’i zhvillojmë tonat nëpërmjet përdorimit të tyre për t’u shërbyer me besnikëri të tjerëve. Kjo buron dhe ushqen virtytin e përulësisë, diturisë dhe vetëdijshmërisë. Një shërbëtor i shëndetshëm Zotit është gjithashtu i aftë për të marrë nga të tjerët sepse ai e kupton se është thirrur tek një trup i veçantë dhe që ka nevojë për të tjerët.

2B. Miqësia

Dishepujt në ngjashmëri me Krishtin e kuptojnë dhe e vlerësojnë faktin se ata nuk janë thirrur për qenë të vetmuar, por përkundrazi për të ndërvepruar në trupin e Krishtit. Ata janë thirrur ndaj marrëdhënieve ushqyese dhe të dashura që i tejkalojnë dhuntitë shpirtërore dhe që janë dhënë nga Perëndia për inkurajim, mbrojtje dhe disiplinim. Pra ne duhet të mësojmë që të krijojmë marrëdhënie të forta dhe që na kënaqin – nëpërmjet një transparence të zgjuar – sepse është në këtë kontekst, d.m.th të qenit i rrënjosur dhe i themeluar në dashuri (një dashuri që ka një njohuri gjithnjë e më të madhe për objektin e saj) që ne rritemi personalisht në ngjashmërinë me Krishtin, inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe fillojmë të kuptojmë gjerësinë dhe thellësinë e dashurisë së Krishtit për ne (Ef. 3:14-20). Pra është edhe një përgjegjësi edhe një bekim për të ndarë të gjitha gjërat e përbashkëta me njerëzit e Perëndisë. Si rrjedhim, i krishteri i virtytshëm kërkon që të ketë miqësi me të krishterë të tjerë rregullisht, duke hapur jetën e tij/e saj ndaj miqve të besuar, dhe pret atë që Perëndia dëshiron që të bëjë nëpërmjet tyre me anë të dashurisë, inkurajimit, qortimit dhe udhëzimit (Rom. 15:14).

3B. Ungjillizimi

Disiplina e vazhdueshme e shpalljes së ungjillit është themelore në jetën e krishterë dhe është një shprehje kyç e besnikërisë, diturisë dhe mirënjohjes. Si rrjedhim i krishteri i virtytshëm e bën zakon që t’i shpallë ungjillin njerëzve të ndryshëm, duke e bërë atë në mënyrë të hirshme dhe me dashuri dhe në një mori mënyrash të përshtatshme ndaj situatës. Pra ata kanë një kuptim të qartë se çfarë është ungjilli dhe çfarë nuk është, ata kanë përjetuar fuqinë e tij jetë-ndryshuese, dhe ata mësojnë vazhdimisht metoda të reja për ta shpallur atë. Ata e kanë disiplinuar veten për të kërkuar shkrimet dhe për t’u menduar mirë përsa i përket hapjes së diskutimeve me qëllimin e bërjes së të vërtetës së Perëndisë të rëndësishme për jetën – për të tyren dhe për të të tjerëve.

4B. Dhënia

Një tjetër “zakon shenjtërie” i rëndësishëm është edhe disiplina shpirtërore e dhënies. Sërish, virtyti i krishterë i hirshmërisë, vënia e të tjerëve në qendër, mëshirës dhe administrimit me besnikëri i gjithë asaj që Perëndia i ka besuar një personi, luan rol edhe këtu. Shumë pak aktivitete në jetën e krishterë demonstrojnë dhe zbulojnë zemrën e vërtetë të një personi më tepër sesa dëshira e saj/tij për të dhënë falas kohën e tyre, paratë dhe burimet për të parë një person të ndihmuar, të inkurajuar, të mbështetur dhe të forcuar. Në të vërtetë, shumë pak disiplina demonstrojnë më qartë urdhërin e ungjillit për një person dhe kontrollin e tij mbi to. Të dhënit e vetes sonë, parave tona, kohës, etj. duhet të jetë një qëndrim, virtyt dhe praktikë themelore e jetës së krishterë. Ajo buron nga mirënjohja për hirin dhe mëshirën e Krishtit, e ushtruar në shenjtërim (d.m.th ne duhet të japim falas dhe të mos i mbajmë njerëzit në borxh), dhe sipas të praktikuarit vazhdimisht në përputhje me diturinë e perëndishme.

IVA. Përmbledhje

Mënyra normale me anë të së cilës Perëndia zhvillon shenjtërinë te dhe nëpërmjet nesh është ndërsa ne, me anë të Frymës, themelojmë “zakone të shenjtërisë” në jetën tonë – zakone që reflektojnë virtytet e perëndishme të gjetuara te vetë Krishti. Atëherë “thelbi” i rritjes shpirtërore është zhvillimi i karakterit në ngjashmëri me Krishtin nëpërmjet praktikimit të vazhdueshëm, të sinqertë dhe me gjithë zemër të disiplinave të përqëndruara te Perëndia (Gal. 5:22-24). Ato nuk e largojnë përgjegjësinë e krishterë, por janë të drejtuara për nga Shkrimi, reagime praktike ndaj hirit të Perëndisë në jetën tonë (Titit 2:11-12). Disa nga më të rëndësishmet përfshijnë disiplinën e adhurimit, fjalës, lutjes, kohës së qetë, agjërimit, të shërbyerit dhe përdorimit në mënyrë të qëllimshme të dhuntisë (ve) sonë shpirtërore, miqësisë të sinqertë dhe besnike, ungjillizimin dhe dhënien.

VA. Pyetje për t’u Menduar

1. Përpara se ta studionim këtë leksion, çfarë mendoje t’i se ishte rritja e krishterë? A ishte më shumë mistike? Më pak etike?

2. Përkufizo një zakon dhe lidhe këtë me Galatasve 6:7-8

3. Cilat janë tre burimet e përleshjes dhe të tundimit në jetën tonë? Sa e rëndësishme është atëherë që ta njohim mirë veten dhe intrigat e Satanit? A mund të jetojmë mirë në botë dhe të mos mendojmë për marrëdhënien që kemi me të?

4. Me nga dy fjali për secilën, përkufizo “zakonet e ndryshme të shenjtërisë.” Mendo për atë se si mund ta praktikosh secilën prej tyre. Zbatimet do të ndryshojnë shumë nga njeri te tjetri.

5. Si lidhet praktika e disiplinave shpirtërore ose “zakoneve të shenjtërisë” me rritjen si i krishterë? Si lidhen ato me shërbesën e Frymës për transformim (2 Kor. 3:18; Gal. 6:7-8).

Related Topics: Christology, Spiritual Life, Discipleship

Report Inappropriate Ad