MENU

Where the world comes to study the Bible

6. Besime që të Çojnë tek Ngjashmëria me Krishtin – Teologji Bazë

IA. Teologjia Bazë: Një Strukturë Teologjike për Ngjashmërinë me Krishtin

1B. Perëndia

Perëndia i Biblës është Sovran dhe Krijues i lirë i universit. Ai qëndron jashtë krijimit, e megjithatë mban ekzistencën e tij. Ai nuk është i lidhur prej tij, por sundon mbi të dhe e shpie atë drejt qëllimeve të Tij të përcaktuara. Ai ka zgjedhur për të mbajtur një marrëdhënie intime me gjithçka që ndodh në botën e Tij. Ai është i shenjtë dhe i dashur në drejtim të gjithçkaje që ai ka bërë. Ai është i drejtë në marrëdhëniet e tij me ne dhe është pafundësisht i hirshëm drejt nesh. Ai është një Perëndi i vetëm por ekziston si tre persona të përjetshëm e të ndarë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Ky është Perëndia të cilit ne i shërbejmë ndërsa kërkojmë për të dishepulluar njerëzit e tjerë. Ky është Perëndia tek i cili ne i thërrasim njerëzit për ta adhuruar.

1C. Zanafillla 1:1

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

2C. Jeremia 32:17

“Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.

3C. Hebrenjve 1:3

Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,

4C. Efesianëve 1:11

Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,

5C. 1 Pjetri 1:15-16

1:15 por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj, 1:16 sepse është shkruar: ``Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë’’.

6C. 1 Gjoni 4:10

Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.

7C. Psalmi 86:15

Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.

8C. 2 Korintasve 13:13 (14)

Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë.

2B. Bibla

Bibla është Fjala e Perëndisë e zbuluar nëpërmjet fjalëve të njerëzve. Prandaj, ajo është autoriteti ynë përfundimtar në çështjet e besimit dhe jetës dhe formon themelin mbi të cilin mund të ndodhë një marrëdhënie dishepulluese. Ne pikësëpari nuk po u bëjmë thirrje njerëzve për tek opinionet tona mbi Perëndinë dhe jetën por përkundrazi, po u bëjmë thirrje për tek e vërteta e Shkrimit e cila është e dobishme për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi (2 Tim. 3:16-17; 2 Pjetri 1: 20-21). Si rrjedhim, funksioni i Shkrimit si fjala e Perëndisë për ne, është që të na mbajë në thirrjen tonë për shenjtëri dhe të na orientojë në ndihmën e dhënë të tjerëve për këtë qëllim. (2 Kor. 7:1). Pra është një nga veglat kyç në dishepullbërje.

1C. Ligji i Përtërirë 29:29

Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji”.

2C. Isaia 66:2

Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.

3C. Psalmi 119:9-11

119:9 Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur (rm)v=l!) me fjalën tënde. 119:10 Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua. 119:11 E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

4C. Mateu 22:29

Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin (taV" grafaV") as pushtetin e Perëndisë (thVn duvnamin tou' qeou).

5C. 1 Thesalonikasve 2:13

Prandaj edhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron(ejnergei'tai) ndër ju që besoni.

6C. 2 Timoteut 3:16-17

3:16 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia (qeovpneusto") dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, 3:17 (i{na) njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.

7C. 2 Pjetri 1:20-21

1:20 duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta. 1:21 Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë (ferovmenoi) nga Fryma e Shenjtë.

3B. Njeriu

Njeriu u krijua nga Perëndia në ngjashmëri me të, sipas shëmbëlltyrës së tij (Zan. 1: 26-27). Kjo do të thotë se ai është i ngjashëm me Perëndinë në shumë mënyra. Ai mund të arsyetojë, ndjejë, veprojë, të krijojë marrëdhënie, të jetë i shenjtë, të sundojë tokën, etj. Gjithashtu shërben si shpjegim edhe për diversitetin (larminë) që ne shikojmë midis njerëzve. Por njerëzit janë edhe mëkatarë të rënë prirja e të cilëve është rebelimi, vetë-përqëndrimi dhe ligësia është e madhe. Pra, gjithsesi, ne jemi tani për tani “një gërmadhë e lavdishme.”

Gjithsesi, shëmbëlltyra e Perëndisë nuk u fshi në Rënie, por u shua në mënyrë serioze (shiko Jakobi 3:9). Në dritën e kësaj, një dishepullbërës duhet të mbajë dy gjëra në mendje: Së pari, meqenëse të gjithë njerëzit u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, edhe pas rënies, të gjithë njerëzit janë të çmuar për të. Ne nuk mund të zgjedhim me kujdes atë që është më i çmuar, e megjithatë njerëzit shpesh do të seleksionojnë vetveten për dishepullim dhe përgatitje të mëtejshme. Së dyti, njerëzit janë mashtrues dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjatë procesit të dishepullimit të të tjerëve. Do të ketë Judë në shërbesën tonë (shiko Veprat 20:29-31).

1C. Zanafilla 1:26-27

1:26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë (hcu) njeriun sipas shëmbëlltyrës (<l#x#) sonë dhe në ngjasim (tWmD=) me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 1:27 Kështu Perëndia krijoi (arB) njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi (arB) mashkullin e femrën.

2C. Psalmi 8:4-6

8:4 çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? 8:5 Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder. 8:6 E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!

3C. Romakëve 3:10:18

3:10 siç është shkruar: ``Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. 3:11 Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. 3:12 Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një. 3:13 Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre; 3:14 goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi; 3:15 këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak; 3:16 në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë, 3:17 dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes; 3:18 nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre’’.

4C. 1 Gjoni 3:4

3:4 Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit.

5C. Marku 12:15-17

12:17 Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: ``Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!’’. 12:16 Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: ``E kujt (eijkwVn) është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?’’. Ata i thanë: ``E Cezarit’’. 12:17 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë’’. Dhe ata u çuditën nga ai.

6C. Jakobi 3:9

3:9 Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit (oJmoivwsin) të Perëndisë.

IIA. Përmbledhje

Njeriu i cili dëshiron të rritet në ngjashmëri me Krishtin ka nevojë për t’u rritur në besimet që e bëjnë ngjashmërinë me Krishtin të rritet. Ai ka nevojë për një strukturë biblike ku ai të kuptojë Perëndinë, njeriun, mëkatin, Biblën, shpëtimin, kishën etj. Ky është qëllimi si i këtij leksioni ashtu edhe i atij të ardhshëm. Në këtë leksion ne prekëm natyrën e Perëndisë dhe kontrollin e tij sovran mbi të gjitha gjërat si dhe rëndësinë e Biblës në dishepullim dhe si duhet ta kuptojmë njeriun përpara dhe pas rënies. Këto janë ide të rëndësishme në ndërtimin e një botëkuptimi të krishterë dhe çdo dishepullbërës duhet të familjarizohet me to.

IIIA. Pyetje për t’u Menduar

1. Si një dishepullbërës, pse është e rëndësishme të besosh që Perëndia i ka të gjitha gjërat nën kontroll? Shiko Romakëve 8:28.

2. Pse është thelbësore, që kur po ndihmon njerëz të cilët po përleshen, të dish që Perëndia është si i dashur, i durueshëm dhe i hirshëm ashtu edhe i shenjtë dhe i drejtë?

3. Çfarë vendi duhet të zërë Bibla kur i ndihmon të tjerët në imitimin e Krishtit? Çfarë duhet të ndodhë kur dy njerëz nuk bien dakord mbi interpretimin e një pasazhi biblik?

4. Si na ndihmon 1 Thes. 2:13 për të kuptuar rolin e Biblës në bërjen e dishepujve?

5. Cila është rëndësia për ne sot, e faktit që njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe akoma, pas rënies, e ruan këtë shëmbëlltyrë?

6. Duke folur nga ana teologjike, sipas Marku 12:17-19, cili e ka shëmbëlltyrën e Perëndisë? Çfarë rrjedhimesh dalin nga kjo për dishepullimin?

7. Çfarë rrjedhimesh dalin nga fakti që njeriu është një mëkatar, për marrëdhëniet dishepulluese? Si mund të ketë ndikim mëkati te të gjithë njerëzit e përfshirë? Shiko Romakëve 3:10-18.

Related Topics: Christology, Discipleship

Report Inappropriate Ad