2. Trinitarizmi ose Teologjia e Duhur
Trinitarizmi i referohet studimit të Perëndisë triun. Shpesh përfshin teme të tilla si argumentet racionale për ekzistencën e Perëndisë, atributet e Perëndisë, Emrat e Perëndisë, trininë dhe dekretin ose planin e Perëndisë.
IA. Argumente Racionale për Ekzistencën e Perëndisë15
1B. Hyrje
1C. Një Perspektivë Biblike në Lidhje me Argumentimin për Ekzistencën e Perëndisë
2C. Argumentet dhe Çështja e Provës së Pakundërshtueshme
1D. Natyra e Argumentit Induktiv
2D. Natyra Relativo-Personale e “Provave”
3C. Rëndësia dhe Vendi i Argumenteve Racionale
1D. Në Shpëtim
2D. Në Rritjen e Krishterë
2B. Argumenti nga Krijimi
1C. Përkufizimi
2C. Variacionet (Luhatjet) dhe Përkrahësit
3C. Problemet dhe Zgjidhjet
3B. Argumenti nga Plani (Hartimi)
1C. Përkufizimi
2C. Variacionet (Luhatjet) dhe Përkrahësit
3C. Problemet dhe Zgjidhjet
4B. Argumenti nga Qenia
1C. Përkufizimi
2C. Variacionet (Luhatjet) dhe Përkrahësit
3C. Problemet dhe Zgjidhjet
5B. Argumenti nga Morali
1C. Përkufizimi dhe Sqarimi
2C. Variacionet (Luhatjet) dhe Përkrahësit
3C. Problemet dhe Zgjidhjet
IIA. Atributet e Perëndisë
1B. Përkufizimi i Atributit dhe Marrëdhënia me Esencën e Perëndisë
2B. Klasifikimet dhe Atributet
1C. Pikat e Forta dhe të Dobta të Parimit të “Klasifikimit”
2C. Skema të Caktuara
3B. Disa Atribute të Pakomunikueshme
1C. Vetë-Ekzistenca
2C. Pandryshueshmëria
3C. Pafundësia
4C. Uniteti
4B. Disa Atribute të Komunikueshme
1C. Shpirtshmëria (Spiritualiteti)
2C. Atributet Intelektuale
3C. Atributet Morale
4C. Sovraniteti dhe Fuqia
IIIA. Emrat e Perëndisë
Perëndia e ka zbuluar veten në shumë mënyra përgjatë historisë, e regjistruar tani për ne në Shkrim – një regjistrim i gjallë, i frymëzuar i shfaqjeve të tij për atë që ai është, për qëllimet, planin, karakterin dhe vullnetin e tij. Në shumë raste ai na ka dhënë një emër me anë të të cilit ai ka zbuluar natyrën e tij dhe me anë të të cilit rrjedhimisht ne duhet ta kuptojmë atë. Disa nga këto emra përfshijnë: Jahveh (vetë-ekzistuesi)16; Jahveh Shalom (Jahveh-u është paqe); Jahveh Makadeshem (Jahveh-u shenjtëruesi yt); Jahveh Raah (Jahveh-u është bariu im); Jahveh Shama (Jahveh-u që është i pranishëm); Jahveh Rafa (Jahveh-u që shëron); Jahveh Elohim (Jahveh-u, i fuqishmi); Adonai (Zot ose Mjeshtër); Elohim (I fuqishmi ose i madhërishmi); El Oam (i fuqishmi, i përjetshmi); El Elyon (I shumë larti i fuqishëm); El Roi (I fuqishmi që sheh); El Shadai (Perëndia i Gjithfuqishëm); Jeshua (Jezus; Perëndia shpëton); Kristos (Krishti; Mesia, I Vajosuri); Kurios (Zoti); Soter (Shpëtimtar), Abba (Atë) dhe Theos (Perëndia).
IVA. Trinia e Perëndisë
1B. Përkufizimi
2B. Disa Koncepte të Gabuara për Trininë
1C. Tre-Teizmi
2C. Modalizmi
3B. Dëshmia Biblike për Doktrinën
1C. Uniteti Numerik i Perëndisë
2C. Dëshmi nga Dhjata e Vjetër dhe e Re
3C. Ati Është Perëndi
1D. Ai Quhet Perëndi
2D. Ai Bën Veprat e Perëndisë
3D. Ai Nuk Është As Biri As Fryma
4C. Biri Është Perëndi
1D. Ai Quhet Perëndi
2D. Ai Bën Veprat e Perëndisë
3D. Ai Nuk Është As Ati As Fryma
5C. Fryma Është Perëndi
1D. Ai Quhet Perëndi
2D. Ai Bën Veprat e Perëndisë
3D. Ai Nuk Është As Biri As Ati
VA. Plani dhe Providenca (sovraniteti) i Perëndisë
1B. Përkufizimi i “Planit të Perëndisë”
Një nga deklaratat më të mira të “planit” të Perëndisë ose siç i referohet disa herë si dekreti i Perëndisë, gjendet te Katekizmi Më i Shkurtër i Westminster-it (Kisha Anglikane shën.i.përkth): “Dekretet e Perëndisë janë qëllimet e tij të përjetshme, sipas këshillës së vullnetit të tij, përmes të cilit, për lavdinë e tij, ai ka parashikuar ndodhjen e çdo gjëje” (Q. 7). Kjo doktrinë mund të shikohet në një sërë vendesh duke përfshirë më të spikaturin, Efesianëve 1:11 “në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij.”
2B. Shpjegimi i “Vullnetit të Perëndisë”
1C. Karakteri i Perëndisë
2C. Plani i Plotë i Perëndisë dhe Vullneti Moral i Perëndisë i Shprehur te Urdhërimet
3C. Paranjohja dhe Paracaktimi
4C. Ndalimi në Kopshtin e Edenit dhe Plani i Përjetshëm i Perëndisë për Shpëtim
5C. Besëlidhja e Përjetshme në Lidhje me Veprën Shpëtuese të Krishtit
1D. 1 Pjetri 1:20
2D. Hebrenjve 13:20
3D. Veprat 2:22-24
3B. Rendi i Dekreteve në Lidhje me Shpëtimin
1C. Rëndësia e Çështjes
2C. Skemat e Ndryshme
4B. Vënia në Zbatim e Planit nga ana Historike nëpërmjet Disa Besëlidhjeve Fillestare Shpenguese
1C. Besëlidhja me Abrahamin – Zanafilla 12:1-3
2C. Besëlidhja me Davidin – 2 Samueli 7:12-16
3C. Besëlidhja e Re – Jeremia 31:31-33
15 Për rëndësinë relative, vendin, efikasitetin dhe vlerën e argumentimit racional për ekzistencën e Perëndisë, shiko C. Stephen Evans, Philosophy of Religion, Contours of Christian Philosophy, ed. C. S. Evans (Downers Grove, IL: InterVarsity, 1982), 31-76
16 Vështirësitë në vendosjen e kuptimit të duhur të Jahveh janë të shumta dhe të shumëllojshme. Përpjekjet për të zbuluar kuptimin e tij përgjatë kontureve të filologjisë krahasuese janë më së shumti të dobta, por është e njëjta gjë edhe me një shqyrtim të rrënjës së foljes. Përdorimi i tij te Eksodi 3:14 është argumentuar përgjithësisht që sugjeron diçka përgjatë kontureve të vetë-ekzistencës së Perëndisë ose të paktën Ai i cili ka qenë me kombin e Izraelit që nga koha e patriarkëve.
Related Topics: Theology Proper (God), Teaching the Bible