Where the world comes to study the Bible

Kristologjia: Jezu Krishti

Termi “kristologji” (nga greqishtja kristos që do të thotë “i vajosuri” ose “Krishti”) i referohet studimit të Krishtit. Shpesh përfshin tema të tilla si pre-ekzistenca dhe përjetësia e Krishtit, profecitë e Dh.V. rreth Krishtit, hyjnia, të qenit njerëzor dhe mishërimi i Krishtit si dhe çështjen e tundimeve dhe pamëkatshmërisë së tij, vdekjen, ringjalljen, ngjitjen dhe lartësimin, kthimin, ofiqin e trefishtë, dhe gjendjet.

IA. Pre-ekzistenca e Krishtit

1B. Përkufizimi dhe Rëndësia

2B. Mbështetja Biblike

1C. Gjoni 1:1
2C. Gjoni 1:14
3C. Gjoni 17:5
4C. Gjoni 5:43; 6:38
5C. 1 Korintasve 15:45
6C. Kolosianëve 1:17
7C. Filipianëve 2:6

IIA. Profecitë për Krishtin

1B. Lindja e Tij – Zan. 3:15; Gal. 4:4

2B. Prejardhja (Linja) e Tij – Zan. 49:10; Luka 3:33

3B. Vendlindja e Tij – Mikea 5:2; Luka 2:4-7

4B. Shërbesa e Tij Galilease – Isa. 9:1-2; Mt. 4:14-16

5B. Shërbesa e Tij Profetike – LiP. 18:15, 18-19; Veprat 3:20, 22

6B. Shërbesa e Tij Priftërore – Psalmi 110:4; Heb. 5:5-6

7B. Tradhëtia ndaj Tij – Psalmi 41:9; Luka 22:47-48

8B. Të Shiturit e Tij për Tridhjetë Monedha Argjendi – Zak. 11:11-12; Mt. 26:15; 27:1-10

9B. Vdekja e Egër e Tij – Zak. 12:10; Gjoni 20:27

10B. Ringjallja e Tij – Psalmi 16:10; Luka 24:7; Veprat 2:25-28

11B. Lartësimi i Tij në të Djathtë të Perëndisë – Psalmi 110:1; Veprat 2:33-34

12B. Mbretërimi i Tij i Përjetshëm si Përmbushje e Premtimit të Davidit – 2 Sam 7:12-16; Psalmi 110:1; Isa. 55:3; Veprat 2:33-34; 13:22-23, 32-34

IIIA. Të Qenit Njerëzor i Krishtit

1B. Presupozime dhe Përkufizimi

2B. Dëshmia Biblike për Njerëzinë e Plotë dhe të Vërtetë të Jezusit

1C. Emra Njerëzorë – Jezus dhe Bir i Davidit
2C. I Përjetuar si Njeri – Gjoni 9:16
3C. Ai Kishte një Trup Njerëzor – 1 Gjoni 1:1
4C. Ai Foli me Gjuhë Njerëzore (Hebraisht/Aramisht/Greqisht)
5C. Ai iu Referua Vetes si një Njeri – Gjoni 8:40
6C. Ata Që e Njihnin Më Mirë iu Referuan Atij si Një Njeri – Veprat 3:22
7C. Ai Përjetoi Fazat e Jetës si Çdo Qenie Njerëzore – Luka 2:52
8C. Ai Përjetoi Kufizime Normale Njerëzore/Nevoja/Ndjenja, etj.
1D. Ai Kishte Uri – Mt. 4:2
2D. Ai Kishte Etje – Gjoni 19:28
3D. Ai u Lodh – Gjoni 4:6
4D. Ai Përjetoi Dëshpërim dhe Dhimbje të Madhe – Gjoni 11:35; Luka 13: 34-35
5D. Ai Shprehu Mosdije në Një Rast – Marku 13:32
6D. Ai Kishte një Shpirt Njerëzor – Mt. 23:46
7D. Ai Përjetoi Vdekje – Hebrenjve 2:14-15

IVA. Hyjnia e Krishtit

1B. Presupozime dhe Përkufizimi

2B. Ide Kyçe dhe Tekstet Biblike

1C. Ai Tha Se Ishte Hyjnor
1D. Gjoni 1:1 (Heb. 1:8)
2D. Filipianëve 2:6
3D. Titi 2:11-12
2C. Emra/Tituj Hyjnorë i Janë Atribuar Atij
1D. Zot – Mat. 2:43-45
2D. Jahveh – Romakëve 10:9, 13 dhe Joeli 2:32
3D. Mbret mbi Mbretër – Një Titull për Perëndinë: Zbu. 19:16
3C. Ai Bën Veprat e Perëndisë
1D. Krijon – Gjoni 1:3; Kol. 1:15-20
2D. Mban Krijimin – Hebrenjve 1:3-4
3D. Shpëton Njerëzit – Mt. 1:23
4D. Ringjall të Vdekurit – Gjoni 5:25
5D. Gjykon – Gjoni 5:27
6D. Dërgon Frymën – Gjoni 14:26; 15:26
7D. Ai Ndërton Kishën e Tij – Mt. 16:18
8D. Ai Pranon Adhurim të Denjë për Perëndinë

      1E. Nga të Gjithë Njerëzit – Mt. 14:23

      2E. Nga Engjëjt – Hebrenjve 1:6

9D. Një Ditë të Gjithë Do T’i Përulen Atij – Fil. 2:10; shiko Isa. 45:23

Pra, ne shikojmë se doktrina e hyjnisë dhe njerëzisë së njëkohshme të Krishtit nuk është shpikje e ndonjë këshilli kishe të shekullit të katërt apo të pestë (p.sh. Nikea [325 ps. K.] apo Kalcedoni [451 ps. K.]), por mësohet qartë në Shkrim. Formulimit të saktë (d.m.th një modeli funksional) se si kjo ishte kështu ndoshta i është dashur të presë një përgjigje ndaj herezisë ariane dhe zhvillimet e tjera kristologjike (dhe një huazim nga gjuha metafizike greke), por tiparet thelbësore të doktrinës gjenden në rrëfimet apostullore dhe të kishës së hershme.

VA. Mishërimi & Kenosis (Zbrazja e Vetes)

1B. Përkufizimi i Mishërimit

2B. Qëllimi i Mishërimit: “Dhe Ai Do të Mbretërojë”

1C. Ai Zbulon Perëndinë te Njerëzit – Gjoni 1:18
2C. Ai Shpëton Mëkatarët – Galatasve 1:4
3C. Ai Shkatërron Punën e Djallit – 1 Gjoni 3:8
4C. Ai Do t’i Gjykojë të Gjithë Njerëzit – Veprat 17:31
5C. I Sjell të Gjitha Gjërat e Krijimit Përsëri te Perëndia – 1 Kor. 15:20-28; Ef. 1:10-11

3B. Disa Modele të Gabuara të Mishërimit

1C. Ebionitizmi
2C. Arianizmi
3C. Gnosticizmi (Docetizmi)
4C. Nestorianizmi
5C. Eutykianizmi (Monofisitizmi)
6C. Apolloniarizmi

4B. Kuptimi i Termit “Kenosis” te Fil. 2:717

1C. Zhanri dhe Interpretimi i Fil. 2:7
2C. Kuptimi në Nivelin Eksegjetik
3C. Dy Shpjegime ose Modele të Zakonshme Teologjike
1D. Deklaratat e Qarta të Shkrimit dhe Përdorimi i një “Modeli”
2D. Një “Lënie Mënjanë” apo “Heqje Dorë nga” e Disa Atributeve Hyjnore
3D. Teoria e “Dy Mendjeve”
4C. Ideja Kryesore e Filipianëve 2:6-11

VIA. Pamëkatshmëria e Krishtit

1B. Përkufizimi

2B. Pikat e Forta dhe të Dobta të Dy Pikëpamjeve të Zakonshme

3B. Rezultati

VIIA. Vdekja e Krishtit

Të katër ungjijtë regjistrojnë vdekjen e Krishtit (nën Ponc Pilatin) e cila interpretohet më përpara nga vetë Krishti si një vdekje për faljen e mëkateve, themelimin e besëlidhjes së re, dhe mposhtjen e Satanit (Luka 22:15-20; Gjoni 12:31; 16:11). Thelbi i mësimit të Krishtit mbi këtë çështje u bë mësimi autoritar i apostujve (në përputhje me pohimet e DH.V. për të njëjtën gjë). Ne do të flasim më shumë për interpretimin e duhur të vdekjes së Krishtit kur të diskutojmë doktrinën e shpëtimit. Tani për tani, është e mjaftueshme për të kuptuar se dëshmia e vdekjes së tij është tejet e madhe.

VIIIA. Ringjallja e Krishtit

1B. Përkufizimi

2B. Dëshmia e Të Katër Ungjijve – Mt. 28; Marku 16; Luka 24; Gjoni 20

3B. Shfaqjet e Tij Pas Vdekjes

1C. Marie Magdalenës – Gjoni 20:11-18
2C. Një Tjetër Marije – Mt. 28:1-2
3C. Kefës – 1 Kor. 15:5
4C. Dy Dishepujve në Rrugën për Emaus – Luka 24:13-35
5C. Jakobit – 1 Kor. 15:7
6C. Dhjetë Dishepujve – Luka 24:36
7C. Thomait dhe Dhjetë Dishepujve të Tjerë – Gjoni 20:26-29
8C. Shtatë Dishepujve në Detin e Tiberiadës – Gjoni 21:1-14
9C. Më Tepër Se 500 Njerëzve – 1 Kor. 15:6
10C. Dishepujve Për një Periudhë prej Dyzetë Ditësh
11C. Njëmbëdhjetë Dishepujve në Ngjitjen e Tij – Mt. 28:16-20; Veprat 1:11
12C. Në Fund, Palit – 1 Kor. 15:8

4B. Tradita e 1 Korintasve 15:1-8

1C. Eksegjeza e Pasazhit
2C. Origjina e Traditës

5B. Teoritë për të Mbështetur Besimin në Ringjalljen

1C. Kriteret për Autenticitetin: Historia përkundrejt Teologjisë18
2C. Teoria Politike
3C. Teoria e Zalisjes
4C. Teoria e Mitit
5C. Teoria e Vegimit Subjektiv
6C. Teoria e Vegimit Objektiv
7C. Teoria e Ringjalljes Trupore
1D. Mësimi i Shkrimit
2D. Shpjegimi Më i Mirë

6B. Interpretimi Apostullor dhe Ringjallja

1C. Ishte një Ringjallje Trupore
2C. Demonstron se Jezusi Është Biri i Perëndisë – Romakëve 1:3-4
3C. Krijon Bazën për Gjykimin Universal – Veprat 17:31
4C. Është Themeli i Ripërtëritjes Sonë dhe Jetës Shpirtërore – Rom. 6:4-5; 1 Pj. 1:2
5C. Është Themeli i Shfajsimit Tonë – Rom. 4:25
6C. Është Themeli i Shërbesës Sonë të Tanishme për Zotin – 1 Kor. 15:58
7C. Është Themeli i Shpresës Sonë së Ardhshme – 1 Kor. 15:12-28

IXA. Ngjitja & Lartësimi i Krishtit

1B. Fakti i Ngjitjes – Luka 24:50-52 dhe Veprat 1:11

2B. Kuptimi Teologjik i Ngjitjes

1C. Ai Është Lartësuar si Drejtuesi i Gjithësisë – Efesianëve 1:20-22a
2C. Ai Është Kreu i Gjithçkaje në Kishë – Ef. 1:22b-23; 1 Pj. 3:22
3C. Si Zot i Lartësuar Ai Ka Dërguar Frymën e Shenjtë – Veprat 2:33
4C. Ai Merr Nder, Lavdërim dhe Lavdi – Zbulesa 5:12
5C. Çdo Gju Një Ditë Do T’i Përulet Atij – Fil. 2:9; shiko Isa. 45:23

XA. Rikthimi i Krishtit

Bibla parashikon se një ditë Jezu Krishti do të kthehet, papritur, me trup dhe me lavdi të madhe që do të shihet prej të gjithëve (Mt. 24:30; Zbu. 1:19mp). Në atë kohë, ai do të gjykojë Satanin dhe engjëjt e tij, të gjallët dhe të vdekurit, dhe do të vendosë mbretërinë e tij në kuptimin e saj më të plotë. Ne do të diskutojmë natyrën dhe kohën e rrëmbimit në qiell si dhe natyrën e mbretërisë nën Eskatologjia.

XIA. Gjendjet e Krishtit

1B. Përkufizimi19

2B. Katër Fazat e Poshtërimit (Përuljes)

1C.
2C.
3C.
4C.

3B. Katë Fazat e Lartësimit

1C.
2C.
3C.
4C.

XIIA. Ofiqi i Trefishtë i Krishtit

1B. Përkufizimi

2B. Profet

1C. Funksioni i Profetit në Izrael
2C. Ligji i Përtërirë 18:18
3C. Gjoni 6:14; 7:40
4C. Veprat 3:22-24
5C. Mungon te Letrat

3B. Prift

1C. Funksioni i Priftit në Izrael
2C. Romakëve 8:34
3C. Hebrenjve 7:25

4B. Mbret

1C. Funksioni i Mbretit në Izrael
2C. Psalmi 2:8-9
3C. Efesianëve 1:20-23
4C. Zbulesa 19:16

17 Shiko S. M. Smith, “Kenosis, Kenotic Theology,” te Evangelical Dictionary of Theology, ed. Walter A. Elwell (Grand Rapids: Baker, 1984), 600-602. Këto teori spekulluese të mishërimit kanë shumë pak lidhje me eksegjezën e Filipianëve 2:7. Shiko gjithashtu B. E. Foster, “Kenoticism,” te New Dictionary of Theology, ed. Sinclair B. Ferguson, David F. Wright, dhe J. I. Packer (Downers Grove IL: InterVarsity, 1988), 364.

18 Nuk mund të gjesh një konfirmim më të qartë për këtë situatë sesa ai i cili vjen prej penës së Norma Perrin, The Resurrection according to Matthew, Mark, and Luke (Philadelphia: Fortress Press, 1977), 78, i cili thotë se, “asnjë nga shkruesit e ungjillit nuk është i shqetësuar për të na dhënë atë që e quajmë informacion historik; ata janë ungjilltarë e jo historianë.”

19 Shiko Wayne A. Grudem, “States of Jesus Christ,” te Evangelical Dictionary of Theology, ed. Walter A. Elwell (Grand Rapids: Baker, 1984), 1052-54; Louis Berkhof, Systematic Theology, 2nd rev. ed. (Grand Rapids: Eerdmans, 1941), 331-355.

Related Topics: Christology, Teaching the Bible