Where the world comes to study the Bible

Albanian - Kërkohen përkthyes vullnetarë

A flet anglisht dhe një gjuhë tjetër?   Ne do të kishim shumë dëshirë që ti të merrje pjesë në përkthimet e studimeve tona në mënyrë që vëllezërit dhe motrat në Krishtin në vendin tënd të mund të hynë në faqen tonë të internetit në gjuhën e tyre.

 

Mirëpresim përkthyes

 

Ne shpresojmë se Perëndia e përdor faqen e internetit për të të mësuar, fuqizuar dhe inkurajuar ty në Zotin dhe në punën e Tij.   Ne gjithashtu shpresojmë se ti do t'u thuash miqve të tu në mënyrë që edhe ata të mund të marrin ndihmë në ecjen e tyre me Krishtin.   Ja pra, pse ekziston ky burim, d.m.th për të bekuar njerëz si ty.   Me të vërtetë, për të të ndihmuar ty në jetën tënde të krishterë ne kemi rreth 3500 studime në këtë faqe dhe ky numër rritet çdo ditë.   Tani për tani ne u shërbejmë me rreth 5 milion faqe në muaj njerëzve të Perëndisë rreth e përqark botës në gjuhë të ndryshme.   Thjesht të lë pa mend fakti se në sa vende shkon çdo ditë bible.org!   Lavdi Zotit!

 

Pra si mund të marrësh pjesë në këtë bekim?   Është e thjeshtë.   Ne të kërkojmë që nëse ke mundësi, ose njeh dikë i cili është i aftë, të marrësh parasysh përkthimin e studimeve të tua më të preferuara në këtë faqe në gjuhën tënde.   Sërish, kjo do të thotë se shumë nga bashkëatdhetarët e tu, të cilët akoma nuk janë në gjendje për të hyrë në këto studime për shkak se ato janë të mundshme vetëm në anglisht, do të kenë mundësi të lexojnë dhe të përfitojnë nga këto burime.   Tani, nëse anglishtja jote nuk është edhe aq e mirë, ndoshta ti ke një vëlla, motër apo shok i cili mund të përkthejë një studim.   Ne do të kishim shumë dëshirë që të të vinim ty në listë si përkthyes për studimet dhe puna jote me të vërtetë që do të pasurojë nga ana shpirtërore me mijëra njerëz të Perëndisë.   Të lutem kontakto lirshëm me Gregun te http://bible.org/contact?category=Translations nëse je i interesuar për t'i shërbyer Zotit në këtë mënyrë.   Zoti të bekoftë.

Albanian