Add to My Library
Termi pneumatologji vjen nga dy fjalë në greqisht, që janë, pneuma që do të thotë “erë,” “frymë” ose “shpirt” (e përdorur për Frymën e Shenjtë) dhe logos që do të thotë “fjalë,” “çështje” ose “gjë”. Në teologjinë sistematike të krishterë “pneumatologjia” i referohet studimit të doktrinës së Frymës së Shenjtë. Përgjithësisht kjo përfshin tema të tilla si personaliteti i Frymës, hyjnia e Frymës dhe vepra e Frymës nëpër të gjithë Shkrimin.
Ne do t’i diskutojmë aspektet e ndryshme të veprsë së Frymës në lidhje me kishën nën titujt e “soteriologjisë” dhe “eklesiologjisë.” Është e mjaftueshme për të thënë këtu se Fryma është e përfshirë në veprat e thirrjes, ripërtëritjes (rilindjes), bashkimit të besimtarit me Krishtin dhe me të tjerët në trupin e Krishtit, banimit, mbushjes, fuqizimit, dhënies së dhuntive dhe shenjtërimit të besimtarit. Shërbesa e Tij kryesore është që të ndërmjetësojë praninë e Krishtit dhe njohurinë e Perëndisë te besimtari (Gjoni 16:13-14).25
20 Disa studiues përpiqen të diskutojnë për personalitetin e Frymës duke vënë në dukje se te Efesianëve 1:14 përemri lidhor “i cili” është në gjininë mashkullore në tekstin në greqisht dhe jo në gjininë e pritshme asnjanëse (d.m.th që të përshtatet me pneuma). Por këtu kemi një variant të vështirë të tekstit, d.m.th përemri lidhor në gjininë asnjanëse, dhe është jashtëzakonisht e vështirë për ta përcaktuar me siguri të madhe se cili është origjinali. Ideja është që nuk duhet t’i jepet shumë rëndësi këtij pasazhi. Gjithashtu, disa argumentojnë se përemri dëftor te Gjoni 16:14 është në gjininë mashkullore dhe i referohet “frymës” te 16:13. Atëhere, përemri në gjininë mashkullore i përdour si referencë për Frymën, tregon personalitetin e tij. Ky argument në rastin më të mirë është i pabazuar.
21 Shiko Donald A. Hagner, Matthew 1-13, Word Biblical Commentary, ed. David A. Hubbard dhe Glenn W. Barker, vol. 33a (Dallas: Word, 1993), në atë vend.
22 BAGD, s.v. avrrabwn.
23 Disa studiues të tjerë argumentojnë se “vaji” është një tip ose simbol i Frymës së Shenjtë në Dhjatën e Vjetër. Përfaqëson veprën ndriçuese, pastruese dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë. Shiko Paul Enns, The Moody Handbook of Theology (Chicago: Moody Press, 1989).
24 Shiko Buist M. Fanning, “A Theology of Peter and Jude,” A Biblical Theology of the New Testament, ed. Roy B. Zuck dhe Darrrell L. Bock (Chicago: Moody, 1994), 448-50
25 J. I. Packer, Keep in Step with the Spirit (Grand Rapids: Fleming H. Revell, 1984), 49
The NET Bible is an extraordinary new translation of the Bible with 60,932 translation notes! Read More