Where the world comes to study the Bible

Përshkrimi i Kursit

Ky kurset merret me teologjinë dhe praktikën e dishepullimit dhe të bërjes së dishepullimit. Teologjia e dishepullimit përfshin një kuptim të kontekstit teologjik dhe të marrëdhënieve të dishepullimit si dhe profilin e një dishepulli. Një dishepull i informuar i Krishtit merr doktrina të rëndësishme nga shkrimi dhe lidhet në mënyrë të vazhdueshme me mësimin biblik për shërbesën e tij/saj. Dishepujt e Krishtit gjithashtu zotërojnë dhe zhvillojnë edhe virtyte të caktuara në ngjashmëri me Krishtin. Dhe së fundi, ai/ajo si një dishepullbërës (d.m.th një shembull për të tjerët) po themelon zakone të caktuara të shenjtërisë me qëllim që të bashkëpunojë me punën e Frymës në shenjtërim.

Praktika e dishepullimit zë gjysmën e dytë të kursit. Këtu ne do të mësojmë disa aftësi për të ndihmuar të tjerët të rriten në besim dhe të bëhen dishepuj riprodhues. Shkurt, qëllimi ynë është që të ketë të krishterë shumëfishues dhe që çdo person të jetë një prind, gjysh, stërgjysh shpirtëror, etj. Pali i tha Timoteut që ai t⿿ua jepte mësimin njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë të tjerë (2 Tim. 2:2).

Objektivat e Kursit

Ky kurs ka disa objektiva. Këto përfshijnë mendjen, emocionet dhe vullnetin.

1. Studenti do të kuptojë domethënien e termit dishepull.

2. Studenti do të kuptojë dhe vlerësojë rëndësinë e teologjisë së dishepullimit dhe se si Porosia e Madhe përshtatet me planin e përgjithshëm të Perëndisë dhe se si ajo lidhet me Urdhërimet e Mëdha. Nga kjo studenti do të shikojë rëndësinë e dishepullimit dhe do të fitojë siguri në Zotin që ai dëshiron ta përdor atë në këtë mënyrë.

3. Studenti do të kuptojë dhe do të dëshirojë personalisht për të shpalosur virtytet në ngjashmëri me Krishtin. Në përputhje me këtë, ai do të kuptojë natyrën e jetës shpirtërore dhe marrëdhënien e saj me zhvillimin e virtyteve në ngjashmëri me Krishtin. Ai do ta shikojë këtë si thelbësore ndaj çdo shërbese të frytshme për dishepullimin e të tjerëve për Zotin.

4. Studenti do të mësojë disa aftësi kryesore në të ndihmuarin e një besimtari të ri si edhe të një besimtari më të vjetër por që nuk është pjekur siç duhet. Hiri dhe e vërteta do ta karakterizojnë të gjithë shërbesën e tij.

5. Studenti do të dëshirojë të përfshihet me të tjerët të cilët janë të përkushtuar për të bërë dishepuj dhe të japin një kontribut pozitiv dhe të përbashkët në këtë kontekst.

6. Studenti do të mendojë ca për problemet e mundshme dhe faktike që përfshihen në dishepullimin e të tjerëve.

Related Topics: Discipleship