Where the world comes to study the Bible

Hartimi i Një Plani të Një Kohe Formale së Bashku - Bibla

IA. Zhvillimi i zakonit të shenjtërisë

1B. Planifikoni një takim prej 1-2 orësh

Planifikoni që takimet tuaja jo formale të mos jenë më pak se një orë dhe ndoshta jo më shumë se dy. Gjithësesi dihet që nevojat variojnë dhe situata të ndryshme na vijnë në jetë, por gjithësesi mos krijoni atë përshtypje sikur takime të tilla vazhdojnë për orë të tëra. Shoku juaj mund të ketë shumë gjëra të tjera për të bërë dhe do të ishte e vështirë për të sikur të harxhonte më shumë se një apo dy orë. Ai / ajo, mund t’i shmanget më vonë takimit me ty, nëse ti e mban më gjatë se ç’i premton.

2B. Kërko për një miqësi më të thellë

Kaloi pesë minutat e para duke qeshur, duke ndarë dhe duke dëgjuar nga jeta e njëri – tjetrit. Ndoshta ju nuk jeni takuar që prej një jave dhe tani është koha për t’u rilidhur. Pyetini si po ia kalojnë, si janë nga shtëpia, nga puna si ia kalojnë etj. . Dëgjoini kur flasin sepse shumë nga zemra e tyre do të shfaqet në këto çaste. Ti do të fillosh të kuptosh më mirë jetët e tyre, presionet, betejat dhe sukseset. Kjo nga ana tjetër do të të bëjë ty të gjesh më mirë mënyrën se si t’i duash më mirë, ndërkohë që po i ndihmon të rriten si dishepuj. Në disa raste, kam kaluar kohë me një person, i cili ishte supozuar të më ndihmonte në besim, por që kurrë nuk më pyeste për jetën time. Kjo nuk është gjë e mirë dhe shpesh çon në trishtim, dhe në një farë mënyre është e lehtë të kuptosh përse; njerëzit dëmtojnë njëri tjetrin (nganjëherë shumë thellë) kur nuk duan njerëzit e tjerë ashtu si duhet. Prandaj futu në jetët e tyre dhe solidarizohuni me situatat ku ato janë duke ndeshur.

3B. Lutuni së bashku

Kërkoini atyre të luten bashkë me ty, përpara se të filloni kohën që keni caktuar për të kaluar së bashku. Lutuni për gjërat që sapo të kanë treguar, për gjërat që ke në zemër, dhe për studimin që duhet të rishikoni së bashku. Inkurajoini gjithashtu që të luten, dhe bekoini lutjet e tyre me një fjalë inkurajimi në fund edhe nëse ata nuk kanë qenë aq të saktë nga pikpamja teologjike. Ti ke për t’u mahnitur po të dije se sa shumë është në gjendie të kuptojë Perëndia. Zemra është çelësi. Për sa kohë ata kanë kthyer zemrën e tyre në lutje, ai do t’u mësojë atyre më shumë. Kujto gjithashtu, që ju do të bëni një studim për lutjen herën tjetër. Përdoreni atë si një mundësi për të fuqizuar këtë fushë.

4B. Përsëriteni studimin së bashku

1C. Pyetje në lidhje me studimin

Kur të vijnë herës tjetër, ata duhet ta kenë mbaruar studimin biblik. Tashmë, që prej “Leksioneve mbi Sigurinë” ata duhet të kenë mësuar se si të meditojnë mbi shkrimet, kështu që nuk duhet të ketë ndonjë problem për t’u kërkuar që të studiojnë që më përpara se të takoheni. Megjithatë mos i bëni të ndihen keq nëse nuk e kanë bërë detyrën ose nëse nuk e kanë mbaruar atë. Bekoini dhe inkurajoini. Pastaj bëjeni bashkë studimin. Punoni sa më shumë që mundeni. Pjesën që mbetet lëreni për herën tjetër dhe inkurajoini që ata ta mbarojnë vetë në shtëpi.

Ndërkohë që punoni bashkarisht në pasazh, do të ngrihen pyetje. Së pari, ju do të pyetni por pastaj pyetje të tjera do të dalin. Përgjithësisht, këto pyetje do të dalin nga pika të dukshme tensioni që gjenden në Bibël, së bashku me çështje të tjera bekimesh apo betejash (në dritën e mësimeve Biblike) në jetët e tyre.

1D. Pyetjet që bëni ju.

Pyetjet që ju bëni ndërkohë që punoni pasazhet, janë pyetje që janë përgatitur për të niveluar kuptimin e atij / asaj në lidhje me tekstin apo çështjen në fjalë. Për shembull, “ç’mendon se do të thotë Pali me këtë fjalën ‘gjithmonë’ në këtë pasazh?” “ç’mendon se do të thotë Pali kur thotë se ne duhet të lutemi pa pushim?” Mbaini pyetjet tuaja të fokusuara në kuptimin e pasazhit që po studioni. Drejtojeni atë tek Bibla për të marrë përgjigjet e pyetjeve. Nëse ai i përgjigjet pyetjeve nga mendia e tij, ndihmojeni që të shkojë tek pasazhi dhe konteksti i tij për të gjetur përgjigjen. Ndihmojeni atë të krijojë lidhje midis gjërave në Bibël. Mësojeni atë t’i lidhë në mënyrën e duhur pasazhet me njëri tjetrin. Qëllimi i kohës që kaloni bashkë është për të ndihmuar dishepullin tënd “të kërkojë shkrimet” dhe të arsyetojë në bazë të tyre. Kjo është një aftësi kyçe e vlefshme për gjithë jetën të cilën ju duhet ta zhvilloni. KUJDES: Ti duhet të jesh më shumë i interesuar tek mënyra se si ai po përgjigjet sesa tek përgjigjia vetë.

2D. Pyetjet që vijnë si pasojë e pikave të tensionit në Bibël.

Shpesh herë, Bibla deklaron gjëra që duken sikur janë konfuze apo të vështira për t’u kuptuar. Kjo vjen kryesisht për shkak të faktit që Bibla u përfundua rreth 2000 vjet më parë, në një kulturë tjetër, me gjuhë tjetër nga kjo e jona dhe ngaqë gjendia jonë shpirtërore shpesh na e bën të pa aftë për ta kuptuar rëndësinë e asaj që po thuhet. Këto pengesa sigurisht që nuk janë të pakapërcyeshme, por padyshim që dishepujt tuaj do të bëjnë pyetje të tilla si: “ç’do të thotë kjo”, “ç’nënkupton kjo?” ose “Unë nuk e kuptoj këtë fjalën, ose këtë që ai po thotë”. Bëj durim dhe mundohu t’u përgjigjesh pyetjeve duke u bazuar në Shkrim. Nëse ti nuk e di përgjigjen, atëherë thuaji atij / asaj: “Unë nuk e di, por të shoh se mos flas me pastorin (ose me dikë që mund të dijë një përgjigje) për të të dhënë përgjigje”. Duke bërë kështu, ti po i mëson dishepullit tënd përulësinë dhe se si ai të kërkojë për të gjetur një përgjigje që ai mund ta krahasojë me Shkrimet (Veprat 17:11). Mos e lër mënjanë një pyetje, thjesht sepse ti nuk e di përgjigjen e saj ose sepse ti nuk e konsideron të rëndësishme. Të gjitha pyetjet duhet të trajtohen njëlloj. Nëse ai të ka bërë një pyetje, ai me shumë mundësi është i interesuar të dijë përgjigjen. Efektiviteti juaj si dishepullbërës do të jetë i kufizuar së tepërmi nëse nuk i konsideron pyetjet e tij / saj si të vlefshme për një përgjigje të menduar dhe të sinqertë.

2D. Pyetje në lidhje me Pika të Bekimit dhe Betejës në Jetët e tyre.

Gjatë studimit, dishepulli juaj do të bëjë shumë pyetje dhe disa prej tyre do të tregojnë që ai / ajo po luftojnë me diçka të cilën Bibla e mëson diku. Nëse ato janë duke luftuar me diçka, dhe kanë keqinterpretuar pasazhin në fjalë, atëherë me butësi vi në pah gabimin, dhe konfirmo kuptimin e duhur të pasazhit. Por, nëse ata e kanë kuptuar mirë pasazhin, dhe po luftojnë me të, do të të duhet të bësh disa gjëra. Së pari, konfirmonin në mendien e tyre, që ata e kanë kuptuar drejt atë që thotë pasazhi, dhe se si ai lidhet me mësimet e tjera Biblike mbi të njëjtën temë. Pastaj bashkohuni në luftën e tyre dhe lidhe disi me dashurinë e Perëndisë të zbuluar tek kryqi. Kështu që pamvarësisht problemit, ai / ajo të kuptojë që dashuria e Perëndisë ndaj tij është e sigurtë. Pastaj ikurajoini t’i mbajnë hapur këto çështje, derisa të mësojnë më tepër. Kujtoni që burra dhe gra të mëdhenj në besim kanë patur beteja në jetën e tyre, dhe prap se parp kanë vazhduar ta duan Perëndinë me gjithë zemrën e tyre. Në shumicën e rasteve çështja do të qartësohet në mendiet e tyre ndërkohë që Shpirti i Shenjtë punon në ta. Nëse mundesh, tregoju se si të ka ndihmuar ty Perëndia kur ti ke luftuar me mësimin Biblik në një fushë të caktuar.

2C. Sintetizo dhe Përmblidh Mësimin Biblik

Në fund të studimit tënd mbi një temë të caktuar, pasi t’i keshë drejtuar shokut tënd shumë pyetje në lidhje me pasazhe të ndryshme, ka ardhur koha për ta ndihmuar atë për të bërë një përmbledhje mbi mësimin Biblik mbi një temë të caktuar. Ndihmoi që të shkruajnë një përmbledhje të shkurtër mbi temën dhe lidheni atë me mësime të tjera Biblike.

Pasi ta keni sintetizuar mësimin Biblik mbi atë temë, ti do të bëje mirë të bëje një bashkëbisedim intensiv për mënyrën se si duhet zbatuar ai mesazh në jetë. Mbaje këtë zbatim në linjë me tekstin, bëje krijues, personal, të matshëm dhe të prekshëm. Nëse zbatimi përfshin çështje madhore, si shpërngulja, dorheqja nga një punë, etj. përgjithësisht duhet të kryhet më tepër këshillim, studim, lutje, reflektim. Zbatimi duhet të mendohet në termat e një mardhënieje me Perëndinë, familjen, të krishterët në përgjithësi, botën, madje edhe me mardhënien që ne kemi me Satanin armikun tonë. Përulësia është themeli i të gjitha zbatimeve të Biblës dhe dashuria është qëllimi.

3C. Mësimi përmendësh i vargjeve

Mund ta shikosh të arsyeshme të ndihmoje dishepullin tënd të mësonte përmendësh vargje Biblike. Ata ndoshta do të duan të mësonin një a dy vargje që përmbledhin më mirë kuptimin Biblik përsa i takon çështjes në fjalë. Ose ata mund të duan të mësojnë përmendësh një varg që i ndihmon ata më mirë të praktikojnë atë që Bibla mëson në lidhje me atë çështje.

5B.Zbatojeni atë së bashku (Mbani njëri tjetrin përgjegjës)

Pasi keni diskutuar gjerë e gjatë në lidhje me zbatimet e mundshme për javën që keni përpara, kaloni 10-15 minuta dhe zbatojeni Biblën aty ku jeni së bashku me dishepullin tuaj. Nëse tema e ditës është adhurimi, atëherë adhuroni për 15 minuta. Nëse është lutje, atëherë lutuni së bashku për 15 minuta. Nëse është agjërimi apo të dhënit, do t’ju duhet të caktoni një kohë tjetër për ta aplikuar së bashku. Por sigurohuni që ta jepni shembullin e mësimit Biblik.

6B. Lutuni së bashku dhe kofirmonin kohën e takimit të ardhshëm

Në fund të studimit lutuni së bashku, duke bekuar Perëndinë për të gjitha që ai ju ka mësuar dhe duke bekuar njëri tjetrin për miqësinë dhe inkurajimin. Diskutoni shkurtimisht kohën për t’u takuar javën tjetër dhe pastaj caktoni me kohë të tjera jo formale që doni të kaloni bashkë, ndoshta për tu takuar me familjen tënde apo të tij.

7B. Vlerësoni

Kur keni mbetur vetëm pas takimit, është koha për të vlerësuar ecjen e dishepullit tuaj dhe të lutesh për të. Ka disa gjëra për të menduar. Së pari, a po shkon gjithçka në rregull në jetën e tij, apo është ai në një situatë krizash të cilat kanë nevojë për një vëmendje të menjëherëshme. Me fjalë të tjera, cili është problemi më i madh në jetën e tyre tani dhe çfarë dëshiron Perëndia që ju të bëni për atë gjë. Me raste, mund të shikoni që ju nuk do të mund të bëni asgjë, por gjithësesi mund të gjeni mënyra shumë efikase për të ndihmuar. Ji i ndjeshëm për të parë se ku ndodhet dishepulli yt. Së dyti, si po ia kalojnë në studimin Biblik. A po kuptojnë dhe zbatojnë? A po zhvillohen ata mbi virtytet që ne përvijuam? Nëse është kështu, si? Ku janë të dobët, dhe ku janë të fortë ata? A tregojnë ata shenja të një besimi të pjekur, të një pritjeje më të madhe dhe shprese, dhe dashuri për Perëndinë dhe të tjerët. A po rriten ata në virtytet morale gjithashtu? Të gjitha këto detyra që ju do të bëni së bashku me ta po ndërtojnë një themel për këtë lloj jete: një jete të Ngjashmërisë me Krishtin. Vazhdo të lutesh për ta çdo ditë, duke i kërkuar Perëndisë t’i mbushë me njohurinë e vullnetit të tij me anë të gjithë mençurisë shpirtërore dhe kuptimin që ata të mund ta nderojnë Atë me një jetesë të frytshme (Kol. 1:9-10).

IIA. Studimi: Bibla

1B. Përse ta fillojmë me Biblën?

Arsyeja përse studimin tonë të parë e bëjmë për Biblën, është sepse kjo hap zemrën e dishepullit tonë ndaj rëndësisë që ajo ka, dhe e ndihmon të mësojë se si të meditojë dhe mendojë përgjatë Biblës. Të mësosh se si të lexosh, studiosh, dhe të meditosh mbi të që në fillim është gjëja më e mirë.

2B. Një studim mbi Biblën për dishpuj të rinj

1C. Rëndësia e Biblës
1D. Ligji i përtërirë 32:47

        1E. Ku ishin Izraelitët? Për çfarë po bëheshin gati ata për të bërë?

        2E. Si i referohet Moisiu Fjalës së Perëndisë tek Ligji i përtërirë 32:47? Ç’do të thotë kjo gjë? A është kjo e ngjashme me komentin e Jezusit tek Mateu 4:4? Nëse po, si?

        3E. Ç’do të thotë termi “jetë” tek Ligji i përtërirë 32:47? Si lidhet kjo me atë që Jezusi tha tek Gjoni 6:63?

2D. Isaja 66:2

        1E. Cili është ai që Perëndia e vlerëson?

        2E. Ç’do të thotë të dridhesh para fjalës së Tij?

2C. Natyra e Biblës si Fjala e Perëndisë
1D. 2 Timoteut 3:16-17

        1E. Sa shumë nga Shkrimet është Fjala e Perëndisë? Ç’mendoni se do të thotë shprehja “i frymëzuar”?

        2E. A ka një rrjedhë mendimi në fjalët që vijojnë: mësim, qortim, korigjim, dhe edukim me drejtësi? Cili është qëllimi i Shkrimeve atëherë? Si kontribon vargu 17 për zgjerimin e kësaj ideje?

2D. 2 Pjetrit 1:20-21

        1E. Përse është kaq e rëndësishme për të kuptuar që njerëzit folën nga Perëndia dhe jo vetëm nga mendimet e tyre?

        2E. Cili ishte roli i Frymës në lidhje me shkrimin e Shkrimeve? Si lidhet kjo me përjetimin e Palit në Shpërfytyrimin e Krishtit tek Mateu 17?

3D. 1 Korintasve 2:13-14

        1E. Si e shpreh Pali idenë e të “drejtuarit” nga Shpirti i Shenjtë?

        2E. Ç’thotë Pali për njeriun pa shpirtin e Perëndisë brenda tij? Ç’do të thotë ai me: “rrok” apo më mirë të themi “mirëpret”? Si ju ndihmon kjo gjë të kuptoni miqtë tuaj jo të krishterë?

        3E. Përse do ta konsideronin jobesimtarët të vërtetën e Perëndisë marrëzi? (shiko Romakët 8:7)?

3C. Bibla dhe rritja në jetën e Krishterë
1D. Ligji i Përtërirë 29:29.

        1E. Cilat janë këto gjëra të fshehta për të cilën flet Moisiu?

        2E. Kujt i përkasin gjërat e fshehta? Përse ua zbulon Perëndia njerëzve mendimet e Tij? Si ndikon kjo tek ta, tek familjet e fëmijët e tyre, e kështu me rradhë?

2D. Gjoni 17:17

        1E. Ç’do të thotë të jesh i “shenjtëruar”?

        2E. Cila është lidhja midis të vërtetës dhe shenjtërimit? Ç’thotë Jezusi se është e vërteta?

3D. Jakobi 1:21-25

        1E. Shenjtërimi fillon me shpëtimin. Si lidhet me shpëtimin “fjala” (d.m.th. predikimi i kryqit)?

        2E. Ç’ndodh nëse ne e dëgjojmë fjalën por nuk e zbatojmë atë që dëgjojmë? Si mund të ndodhë kjo gjë? Sill një shembull.

        3E. Si është Bibla si një pasqyrë? Shpjego analogjinë e Jakobit dhe në ç’rrethana e dha Perëndia atë?

4D. Ç’farë ju mësojnë për Biblën pasazhet vijuese?

        1E. Mateu 24:35

        2E.Hebrenjtë 4:12

        3E.2 Pjetrit 1:3-4

        4E. Jeremia 15:16; 23:29

        5E. Mateu 4:4

5D. Kolosianët 3:16

        1E. Ç’do të thotë ta lesh fjalën e Krishtit të banojë me begati në ty?

        2E. Si lidhet “fjala që banon me begati” me pjesë tjetër të vargut?

4C. Tre shembuj të mirë të një jetë të orientuar sipas Biblës
1D. Shembulli i Jozueu (Jozueu 1:8)

        1E. Cilat ishin dy gjërat të cilat Jozueu ishte urdhëruar të bënte?

        2E. Ç’do të thotë të meditosh?

        3E. Sa shpesh duhej të meditonte mbi Librin e Ligjit?

        4E. Përse duhej që të meditonte mbi Librin e Ligjit?

        5E. Çfarë i premtoi Perëndia atij nëse ai do t’i bindej Librit të Ligjit?

2D. Shembulli i Ezdrës (Ezdra 7:10)

        1E. Ç’do të thotë “t’i kushtohesh me gjithë zemër” diçkaje?

        2E. Cilat ishin tre gjërat që ai duhet të bënte?

        3E. Cila është rëndësia e rendit të këtyre tre gjërave?

3D. Shembulli i Bereanëve (Veprat 17:11)

        1E. Si u është referuar Luka Bereanëve? Përse?

        2E. Si mund të jenë ata një shembull për ne, në lidhje me Biblën dhe dëgjimin e predikimit dhe mësimit?

5C. Qendërzimi i Krishtit në Shkrime – Gjoni 5:39

        1E. Cili është konteksti i komentit të Jezusit?

        2E. ç’farë tha ai në lidhje me Shkrimet?

        3E. Si ju ndihmon kjo gjë juve në kuptimin e Shkrimeve?

6C. Përmblidh

Kaloni disa minuta bëni një përmbledhje të asaj që Bibla mëson mbi veten, rëndësinë, dhe marrëdhënien e saj me rritjen shpirtërore. Në ç’mënyrë hedhin dritë shembujt Biblikë të Jozueut, Ezras dhe Bereanëve mbi mësimet e Biblës për vetveten, rëndësinë e saj, dhe marrëdhënien e saj me rritjen dhe me punën e Perëndisë? Shkruani një deklaratë përmbledhëse për të gjithë këtë. Përpiquni dhe lidheni me atë që keni mësuar për punën e Shpirtit dhe qëllimin e zgjedhjes tonë, që është shenjtëria dhe përdorshmëria për Zotin.

3B. Mësoni përmendësh një pasazh

Në këtë pikë mund t’i inkurajoni dishepujt të mësojnë përmendësh një pasazh nga Shkrimet. Këtë gjë, ai mund ta bëjë duke e shkruar pasazhin në një letër ose thjeshtë duke e nënvijëzuar në Biblën e tij. Më poshtë është një list me vargje që mund t’i përdorni nëpërmjet këtij plani pasues:

1) Bibla: 2 Timoteut 3:16-17

2) Lutja: 1 Gjonit 5:14-15

3) Adhurimi: Zbulesa 4:11

4) Koha e qetë: Marku 1:35

5) Shërbimi: Marku 10:45; 1 Pjetrit 4:10

6) Bashkësia: Hebrenjve 10:24-25

7) Ungjillizimi: Mateut 4:19

8) Dhënia: 2 Korintasve 9:6-8

9) Agjërimi: Mateu 6:17-18

4B. Meditimi në shkrime

Çelësi në ç’do studim të mirë Bible, është djersitja. Kaloni kohë duke i drejtuar pyetje tekstit dhe duke kërkuar përgjigje. Por në fund, kaloni shumë kohë në meditim në lutje, duke futur tekstin në mendje dhe duke lejuar Shpirtin t’ju udhëheqë, bindë, japë formë dhe inkurajojë (Romakët 15:4). Disa udhëzime kyçe për meditimin janë: (1) mësojeni përmendësh pasazhin që të mund ta shikoni atë me sytë e mendies; (2) kalojeni nëpër mend shpeshherë mesazhin, duke theksuar ç’do herë fjalë të ndryshme; (3) gjithmonë pyesni se si lidhet ky pasazh i veçantë me Shkrimet e tjera dhe me jetën tuaj.

5B. Zbatimi

Zbatimi që del nga ky leksion është që të kërkoni nga Perëndia që të thelloni dashurinë tuaj për Të dhe Fjalën e Tij dhe për të kaluar pesëmbëdhjetë minuta në meditimin e atij teksti që keni mësuar përmendësh. Bëjeni këtë së bashku duke ndarë atë që keni zbuluar për rreth pesë minuta. Gjithmonë lëre dishepullin të tregojë se ç’ka mësuar dhe në këtë pikë, mos kritikoni interpretimet e tyre. Nëse ata të kërkojnë për ndihmë, patjetër që ofrojuani, por bëjeni në atë mënyrë që thekson atë që dishepujt kanë bërë në mënyrën e duhur!

Aplikimi më i madh e më jetësor, do të bëjë që ç’do javë të caktoni një kohë për një studim Biblik, meditim dhe reflektim. Kjo mund të jetë për kohëzgjatje të ndryshme, por vështirë se mund t’i bësh të gjitha pa harxhuar të paktën 1½ orë. Por ju mund ta gjykoni vetë se çfarë është e nevojshme, me qëllim që ta përmbushni synimin tuaj në këtë zonë. Por kjo duhet të jetë personale, e matshme dhe e prekshme. Ndihmojeni të krishterin e ri që të fillojë të mësojë se si të caktojë një kohë për disiplinën e studimit dhe reflektimit. Këtë gjë, bëjeni bashkë me të për një apo dy javët e para të muajit që ata të shikojnë se çfarë bëni ju. Pikërisht gjatë kësaj kohe, ju mund të jepni më tepër udhëzime mbi studimin Biblik, përkthimin, meditimin dhe reflektimin.

Kur ndodhin ndryshime në jetën tonë, si p.sh. ndryshimi i punës, shpërngulje nga një qytet në tjetrin, apo fëmijë të tjerë “hyjnë në skenë”, këto me të vërtetë që mund të na zënë të gjithë kohën. Megjithatë nuk kemi përse të ndjejmë faj në një masë të tepruar. Jezusi është Zot mbi rrethanat tona. Vetëm mendoni se si do të jetë “koha e studimit” tonë tani dhe se si mund të jetë ajo në rrethana të tjera. Nganjëherë nënat e reja duhet të ngrihen disa herë natën dhe kjo i çon në një pikë kur pas disa muajsh ato janë tepër të lodhura për të kaluar shumë kohë duke menduar për Biblën apo ndonjë gjë tjetër. Vargjet që ato kanë mësuar përmendësh do të jetë një burim i madh inkurajimi dhe force gjatë këtyre periudhave të gjata rraskapitëse. Kur gjërat fillojnë të ndryshojnë, gjithësesi, një person duhet të rifillojë “zakonin e shenjtërisë”, të studimit dhe reflektimit, zakon i cili vazhdon gjatë gjithë jetës.

5B. Progresi në studime më të thella.

Kur një person ka kaluar nëpër të gjitha këto pyetje dhe përgjigje të studimeve Biblike, ka edhe aftësi të tjera për të zhvilluar. Por ky është një vend i mirë për t’i filluar ato duke gërmuar në Shkrime. Për informacione të mëtejshme në lidhje me si të studioni Biblën, ju lutem shikoni artikullin në faqen tonë të internetit të titulluar “How to Study the Bible: For Beginners-Stage One and Two” (Si të studiojmë Biblën: Për fillestarët-Faza një e dy). Po e përsëris, pamvarësisht se sa e di Biblën një person, njohuria e tyre të ketë përdorim praktik dhe konçiz, ata duhet të meditojnë në të dhe t’i japin një shans për ta lidhur me jetën e tyre. Gjithmonë theksoni meditimin.

Related Topics: Discipleship, Bible Study Methods