MENU

Where the world comes to study the Bible

6. Engjëllogjia: Engjëjt

Termi “engjëllogji” vjen nga dy fjalë në greqisht, që janë, aggelos (i shqiptuar angelos) që do të thotë “lajmëtar” ose “engjëll” dhe logos që do të thotë “fjalë,” “çështje” ose “gjë.” Në teologjinë sistematike të krishterë përdoret për t’iu referuar studimit të doktrinës biblike të engjëjve. Përfshin tema të tilla si origjina, ekzistenca dhe natyra e engjëjve, klasifikimi i engjëjve, shërbesa dhe punët e engjëjve si dhe ekzistenca, aktiviteti dhe ndëshkimi i Djallit dhe demonëve (si engjëj të rënë ose të ligj). Gjithsesi, disa teologji e trajtojnë Djallin dhe demonët nën një titull të veçantë, që është, demonologjia.

IA. Natyra e Engjëjve

1B. Përkufizimi

1C. Kolosianëve 1:16
2C. Hebrenjve 1:14

2B. Personaliteti i Engjëjve

1C. Ata Arsyetojnë – 1 Pjetri 1:12
2C. Ata Ndjejnë – Luka 2:13
3C. Ata Zgjedhin – Juda 6
4C. Rend më i Lartë se i Njeriut – Psalmi 8:4-5
5C. Inferiorë ndaj Krishtit
1D. 2 Samuelit 14:20
2D. Luka 20:36
3D. Hebrenjve 1:1-14
6C. Të Paaftë për të Riprodhuar – Mateu 22:30

3B. Titujt

1C. Ushtritë Qiellore – 1 Samuelit 17:45; Hebrenjve 12:22
2C. Bijtë e Perëndisë – Jobi 1:6; 2:1
3C. Të Shenjtët – Psalmi 89:5-7

IIA. Klasifikimi i Engjëjve

1B. Shpërndarja e Madhe e Zbulesës Biblike mbi këtë Çështje

2B. Interpretimi i 2 Pjetrit 2:4

3B. Kryeengjëjt

1C. Juda 9
2C. Danieli 9:21; 12:1
3C. Danieli 10:13

4B. Engjëjt Mbrojtës – Mateu 18:10

5B. Serafinët – Isaia 6:2-4

6B. Kerubinët

1C. Zanafilla 3:22-24
2C. Eksodi 25:18-22
3C. Ezekieli 1:4-28; 10:15
4C. Zbulesa 4:4-8

IIIA. Shërbesa e Engjëjve

1B. Në Lidhje me Shenjtorët e Dh.V.

1C. Zanafilla 19:1mp.
2C. Psalmi 91:11

2B. Në Lidhje me Lindjen, Shërbesën, Vdekjen, Ringjalljen dhe Ngjitjen e Krishtit

1C. Luka 1:26-28
2C. Luka 2:13
3C. Marku 1:13
4C. Luka 22:43
5C. Mateu 26:53
6C. Mateu 28:2, 6

3B. Në Lidhje me Shpëtimin, Inkurajimin dhe Shërbesën e Besimtarëve

1C. Engjëjt Gëzohen në Shpëtim – Luka 15:10
2C. Engjëjt u Shërbejnë Besimtarëve – Hebrenjve 1:14
3C. Engjëjt Mbrojnë Besimtarët – Veprat 12:7
4C. Engjëjt Inkurajojnë Besimtarët – Veprat 27:23-24
5C. Engjëjt u Përçojnë Besimtarëve Vullnetin e Perëndisë – Veprat 8:26

4B. Në Lidhje me Gjykimin

1C. Gjykimi mbi Sodomën dhe Gomorrën – Zanafilla 19:12-13
2C. Gjykimi mbi Herodin – Veprat 12:23
3C. Gjykimet e Trumpetave dhe Kupave te Zbulesa 8-9, 161
4C. Të Mbledhurit e Njerëzve për Gjykim të Përjetshëm – Mateu 13:41-42

5B. Në Lidhje me Kontrollin Sovran të Historisë nga Perëndia

Me kuptimin që engjëjt u përfshinë në ardhjen e Krishtit, shpëtimin, rritjen ruajtjen e të krishterëve dhe në gjykimin e jobesimtarëve, ata janë të përfshirë edhe në shpalosjen sovrane të planit të Perëndisë (duke i përfshirë të gjitha gjërat) në botë. Kjo mund të shikohet edhe në kontrollin e kombeve (Danieli 10:13, 20-21).

IVA. Djalli si një Engjëll i Rënë

1B. Realiteti i Djallit dhe Demonëve

1C. Lindja e Shkencës dhe e Botëkuptimit Shkencor
2C. Kultura Perëndimore në Përgjithësi
1D. Mohim i Përhapur Gjerësisht
2D. Okult i Përhapur Gjerësisht
3C. Dëshmia e Shkrimit

2B. Personaliteti i Djallit

1C. Ai Është Dinak – Zanafilla 3:1; 2 Kor. 11:3
2C. Zemërohet – Zbulesa 12:17
3C. Ai e Ushtron Vullnetin e Tij – 2 Timoteu 2:26
4C. Ai i Jep Llogari Perëndisë dhe Do të Ndëshkohet – Gjoni 12:31; Zbulesa 20:10.
5C. Ka Kontroll të Gjerë, Por të Kufizuar – 1 Gjoni 5:19; 2 Korintasve 4:4
6C. Përmbledhje
1D. Jo Thjesht një Forcë Jopersonale në Kulturë ose Historinë e Botës
2D. Demonët Nuk Janë Shpirtrat e të Vdekurve
3D. Djalli dhe Demonët Janë Qenie Shpirtërore Personale

3B. Natyra e Djallit

1C. Kuptimi i Emrave të Ngjitur Djallit
1D. Satani (rreth 54 herë) – Jobi 1:6; 1 Kronikave 12:1; Zbulesa 12:9
2D. Djalli – Mateu 4:1; 13:39; Zbulesa 12:9
3D. Belzebubi – Mateu 12:24
4D. Beliali2 – 2 Korintasve 6:15
2C. Kuptimi i Titujve që Përshkruajnë Djallin
1D. perëndia i Kësaj Epoke – 2 Korintasve 4:4
2D. Princi i Kësaj Bote – Gjoni 12:31; 1 Gjoni 5:19
3D. Princi (Prijësi) i Pushtetit të Erës – Efesianëve 2:2; Kolosianëve 1:13
4D. I Ligu – Mateu 5:37; Gjoni 17:15
5D. Hajduti – Gjoni 10:10
6D. Tunduesi – 1 Thesalonikasve 3:5
7D. Dragoi i Madh – Zbulesa 12:9
8D. Princi i Demonëve – Marku 3:22
9D. Fundi i Tij Përfundimtar – Zbulesa 20:10

VA. Demonët si Engjëj të Rënë

1B. Nën Autoritetin e Princit të Demonëve – Marku 3:22

2B. Përshkrimet për Ta

1C. Frymëra të Papastra – Mateu 10:1; 12:43; Marku 1:23, 26
2C. Frymëra të Liga – Luka 7:21; 8:2; Veprat 19:12-13
3C. Principatat dhe Forcat – Romakëve 8:38; 1 Korintasve 15:24; Kolosianëve 2:8-15

3B. Dëshirat dhe Aktivitetet e Tyre

1C. Ata Mund të Banojnë te Njerëzit dhe Flasin nëpërmjet Tyre (Marku 1:34)
2C. Ata Mund të Banojnë te Kafshët – Marku 5:12
3C. Ata Kërkojnë që Të Shkaktojnë Sëmundje, Megjithëse Jo Çdo Sëmundje Shkaktohet prej Tyre – Mateu 12:22-24
4C. Ata Kërkojnë që Të Mashtrojnë të Krishterët – 2 Kor. 11:14
5C. Ata Kërkojnë të Adhurohen nga të Krishterët – 1 Kor. 10:20
6C. Besimtarët Duhet T’u Rezistojnë Atyre – Efesianëve 6:12-18; Jakobi 2:7; 1 Pjetri 5:8
7C. Ne Nuk Duhet të Mbetemi Injorantë ndaj Planeve të Djallit –2 Korintasve 2:11
8C. Ata do të Kishin Shumë Dëshirë që Ta Çonin të Tërë Botën në Rrugë të Gabuar dhe ta Shkatërronin Atë Nëse do t’ua Lejonte Perëndia – Gjoni 10:10
9C. Përmbledhje

Thelbi i gjithë kësaj është që demonët, si ati dhe princi i demonëve, duan të pengojnë veprën shpëtuese dhe shenjtëruese të Perëndisë duke i bërë njerëzit e Perëndisë të mëkatojnë ose të bëjnë ndonjë gjë tjetër që do të zvogëlonte efikasitetin e tyre për Perëndinë. Ata gjithashtu do të donin shumë që ta çonin të gjithë botën larg nga e vërteta në Krishtin dhe ta shkatërronin atë nëse do t’ua lejonte Perëndia. Plani i tyre përfundimtar është që të përmbysin mbretërinë e dritës duke vendosur mbretërinë e errësirës dhe ta shfronëzojnë Perëndinë.

VIA. Gjykimi i Engjëjve

1B. Gjykimi Përfundimtar Vërteton Sovranitetin e Perëndisë Mbi Këta Engjëj –Zbulesa 20:10

2B. Ngjarja e Kryqit dhe Ringjalljes Ishte Fillimi i Fundit për Djallin – Gjoni 12:31

VIIA. Trajtimi i Demonëve dhe Lufta Shpirtërore

1B. Tekste të Rëndësishme Didaktike (Mësimdhënëse) që Kanë Lidhje të Drejtpërdrejtë me Luftën Shpirtërore

1C. Deklarata Përmbledhëse: Jakobi 4:7-8
2C. Natyra e Betejës: Efesianëve 6:12-18
3C. Themeli: Romakëve 16:20; Psalmi 110:1; Efesianëve 1:20-22; 2:5

2B. Çështja e Idemonizimit

3B. Të Krishterët dhe Idemonizimi


1 Shiko Sydney H. T. Page, Powers of Evil: A Biblical Study of Satan and Demons (Grand Rapids: Baker, 1995), 255-61

2 Origjina e saktë e këtij emri është shumë e vështirë për t’u përcaktuar. Ka shumë të ngjarë që të mos jetë përdorur në lidhje me ndonjë “personazh” të Dh.V. por gjendet në shkrimet e mëvonshme hebraike dhe në Qumran. Duket se tregon dikë, i cili kundërshton Perëndinë dhe qëllimet e tij. Shiko Ralph P. Martin, 2 Corinthians, World Biblical Commentary, ed. David A. Hubbard dhe Glenn W. Barker, vol. 40 (Dallas: Word, 1986), varianti elektronik, në këtë vend.

Related Topics: Angelology, Teaching the Bible

Report Inappropriate Ad