Add to My Library
Trinitarizmi i referohet studimit të Perëndisë triun. Shpesh përfshin teme të tilla si argumentet racionale për ekzistencën e Perëndisë, atributet e Perëndisë, Emrat e Perëndisë, trininë dhe dekretin ose planin e Perëndisë.
Perëndia e ka zbuluar veten në shumë mënyra përgjatë historisë, e regjistruar tani për ne në Shkrim – një regjistrim i gjallë, i frymëzuar i shfaqjeve të tij për atë që ai është, për qëllimet, planin, karakterin dhe vullnetin e tij. Në shumë raste ai na ka dhënë një emër me anë të të cilit ai ka zbuluar natyrën e tij dhe me anë të të cilit rrjedhimisht ne duhet ta kuptojmë atë. Disa nga këto emra përfshijnë: Jahveh (vetë-ekzistuesi)16; Jahveh Shalom (Jahveh-u është paqe); Jahveh Makadeshem (Jahveh-u shenjtëruesi yt); Jahveh Raah (Jahveh-u është bariu im); Jahveh Shama (Jahveh-u që është i pranishëm); Jahveh Rafa (Jahveh-u që shëron); Jahveh Elohim (Jahveh-u, i fuqishmi); Adonai (Zot ose Mjeshtër); Elohim (I fuqishmi ose i madhërishmi); El Oam (i fuqishmi, i përjetshmi); El Elyon (I shumë larti i fuqishëm); El Roi (I fuqishmi që sheh); El Shadai (Perëndia i Gjithfuqishëm); Jeshua (Jezus; Perëndia shpëton); Kristos (Krishti; Mesia, I Vajosuri); Kurios (Zoti); Soter (Shpëtimtar), Abba (Atë) dhe Theos (Perëndia).
Një nga deklaratat më të mira të “planit” të Perëndisë ose siç i referohet disa herë si dekreti i Perëndisë, gjendet te Katekizmi Më i Shkurtër i Westminster-it (Kisha Anglikane shën.i.përkth): “Dekretet e Perëndisë janë qëllimet e tij të përjetshme, sipas këshillës së vullnetit të tij, përmes të cilit, për lavdinë e tij, ai ka parashikuar ndodhjen e çdo gjëje” (Q. 7). Kjo doktrinë mund të shikohet në një sërë vendesh duke përfshirë më të spikaturin, Efesianëve 1:11 “në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij.”
15 Për rëndësinë relative, vendin, efikasitetin dhe vlerën e argumentimit racional për ekzistencën e Perëndisë, shiko C. Stephen Evans, Philosophy of Religion, Contours of Christian Philosophy, ed. C. S. Evans (Downers Grove, IL: InterVarsity, 1982), 31-76
16 Vështirësitë në vendosjen e kuptimit të duhur të Jahveh janë të shumta dhe të shumëllojshme. Përpjekjet për të zbuluar kuptimin e tij përgjatë kontureve të filologjisë krahasuese janë më së shumti të dobta, por është e njëjta gjë edhe me një shqyrtim të rrënjës së foljes. Përdorimi i tij te Eksodi 3:14 është argumentuar përgjithësisht që sugjeron diçka përgjatë kontureve të vetë-ekzistencës së Perëndisë ose të paktën Ai i cili ka qenë me kombin e Izraelit që nga koha e patriarkëve.
The NET Bible is an extraordinary new translation of the Bible with 60,932 translation notes! Read More