MENU

Where the world comes to study the Bible

3. i Domethënies së Termit “Dishepull”

IA. Termi “Dishepull” dhe Koncepti i “Dishepullimit”

1B. Kuptimi kryesor imaqhthv"

Termi në greqishtmaqhthv" (mathe-te-s) i referohet në përgjithësi çdo “studenti,” “nxënësi,” “çiraku” ose “pasuesi,” si përkundrejt një “mësuesi.” Sidoqoftë, shoqërohet më të shumtën e kohës me njerëz të cilët ishin pasues të devotshëm të një udhëheqësi të madh fetar ose të një mësuesi filozofie.

2B. Në Dhjatën e Vjetër

1C. Termi

Termimaqhthv" nuk përmendet në përkthimin në greqisht të Dhjatës së Vjetër (d.m.th Septaugint-a [LXX]). Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk janë përdorur terma të tjerë ose që koncepti dhe praktika nuk janë atje. Me të vërtetë, duket se janë.

2C. Koncepti dhe Praktika

Një sërë traditash brenda jetës kombëtare të Izraelit e bëjnë të arsyeshëm supozimin se koncepti dhe praktika e dishepullimit personal ekzistonte.

1D. Isaia 8:16 dhe 50:4

“Mbylle këtë dëshmi, vulose këtë ligj midis dishepujve të mi” (yd*M%l!B=). Termi në hebraisht për dishepuj vjen ngadml e cila do të thotë “të mësosh” ose “të udhëzosh” dhe mund të tregojë se Isaia kishte formuar “një rreth” dishepujsh të cilët ai i kishte udhëzuar personalisht dhe të cilët mund të përhapnin mësimet e tij te të tjerët në të gjithë vendin. Ashtu siç thotëe Watt, duket se Isaia dëshironte që ta depozitonte “thesarin e tij të paralajmërimeve dhe të mësimeve te dishepujt e tij.” Domethënë, ndërsa ai mund të mos kishte një shkollë zyrtare, siç e shikojmë në rastin e Eliseut (1Mbretërve 20:35; 2 Mbretërve 2:3-15; 4:1-38), gjithsesi, ai mblodhi rreth vetes disa burra dhe u përcolli mësimet e tij.

Te Isaia 50:4 shkrimtari thotë se Perëndia e zgjon çdo mëngjes dhe i jep vëmendje në mënyrë që ai të dëgjojë dhe të mësojë. Në këtë mënyrë ai është si një dishepull (<yd!WML!K^). Si rrjedhim, në konceptin e të qenit dishepull gjendet një zemër e gatshme, e dëgjueshme dhe e bindur.

2D. Tekste dhe Tradita të Tjera Izraelite

Ekzistojnë institucione dhe tradita të tjera në Izrael që duket se përfshijnë një farë niveli dishepullimi personal. Kjo mund të pritej në shkollën e profetëve (1 Samuelit 19:20-24; 1 Mbretërve 20:35; 2 Mbretërve 2:3-15; 4:1-38) dhe dëshmohet më tej nga e tërë dituria që karakterizonte të gjithë stilin izraelit të jetesës (Fja. 1-9). Sidoqoftë, nuk ka ndonjë udhëzim të qartë mbi atë se si ta dishepullosh personalisht një tjetër, përveçse në shtëpi ndoshta (shiko LiP. 6).

3B. Në kulturën greke

Grekët e përdorën terminmaqhthv" për t’iu referuar një “nxënësi” ose në një nivel më të madh përkushtimi, një “pasuesi.” Sofistët (mësuesit në përgjithësi ose të filozofisë në Greqinë e lashtë shën.i.përkth) e përdorën gjithashtu termin për t’iu referuar një “nxënësi institucional.” Në kohën e Jezusitmaqhthv" përdorej në helenizëm për t’iu referuar thjesht një “nxënësi,” por me sa duket më shpesh një “pasuesi” i ndonjë mësuesi të ditur (Dio Chysostom (Shën Joan Gojarti), Regno 1.38.6). Wilkins vëren në lidhje me natyrën e besnikërisë së përfshirë.

Lloji i besnikërisë përcaktohej nga mësuesi, duke variuar nga të qenit ndjekës i një mendimtari të madh i të kaluarës si Sokrati, te të qenit një nxënës i një filozofi si Pitagora e deri te të qenit ithtar i një mësuesi fetar si Epikuri.

4B. Në Kulturën Izraelite të Shekullit të Parë

Ashtu siç kishte “dishepuj” në botën greko-romake të shekullit të parë, po kështu kishte njerëz që quheshin dishepuj në judaizëm gjithashtu. Njerëz të tillë ishin të përkushtuar ndaj një udhëheqësi ose lëvizjeje. Kjo përfshinte pasuesit judenj të shkollave filozofike ose të sekteve politike dhe fetare. Me sa duket farisenjtë kishin dishepujt e tyre dhe ata gjithashtu shpallnin se ishin dishepuj të Moisiut (Gjoni 9:28-29). Gjon Pagëzori gjithashtu kishte dishepuj të cilët jetuan me të dhe e ndoqën atë, praktikuan stilin e tij të jetës prej asketi dhe përhapën (në një farë shkalle) mësimet e tij (Marku 2:18; Luka 11:1; Gjoni 3:25).

Në përgjithësi, arsimimi i djemve në judaizmin e shekullit të parë përqëndrohej në shtëpi rreth mësimit të Tora-s (ligjit të Moisiut shën.i.përkth). Tora u mësua kryesisht nga Ati. Por gjatë kohës së Jezusit ka dëshmi të fortë për të sugjeruar se shkollat kryesore (beth Sepher) u zhvilluan për të zbutur sulmet e helenizmit. Por pasi një djalë mbushte trembëdhjetë vjeç, nuk kishte më arsimim të tillë zyrtar. Nëse ai dëshironte të përgatitej më tej për t’u bërë gjykatës, mësues, skrib apo kryetar sinagoge, ai mund ta vazhdonte studimin e tij të Torës në një grup të vogël ose të kërkonte të studionte si një dishepull nën një studies të caktuar. Apostulli Pal ishte një shembull i një djali izraelit i cili u largua nga shtëpia për të studiuar Ligjin nën Gamaliel-in, një Rabi i famshëm (Veprat 5:34; 22:3).

5B. Përmbledhje

Ekzistojnë fakte që dishepullimi personal praktikohej nga grekët dhe judenjtë. Megjithëse termi “dishepull” u përdor në mënyra të ndryshme në letërsinë e periudhës, ekzistojnë shembuj të dishepullimit që i referohen njerëzve të përkushtuar ndaj ndjekjes së një udhëheqësi të madh., duke imituar jetën e tij dhe duke përcjellë mësimet e tij. Në këto raste, dishepullimi nënkuptonte më shumë se thjesht përcjellje informacioni. Përsëri, i referohej imitimit të jetës së mësuesit, duke ngulitur vlerat e tij dhe duke riprodhuar mësimet e tij. Për djalin izraelit mbi trembëdhjetë vjeç kjo nënkuptonte të shkuarin tek një studim me një studiues të njohur të Torës, të imituarit e jetës dhe besimit të tij, dhe të përqëndruarit mbi zotërimin e Ligjit të Moisiut dhe interpretimeve tradicionale të tij.

IIA. Thirrja e Jezusit për Dishepullim: Natyra e saj e Trefishtë

1B. Dishepullimi si Një Thirrje për Përkushtim Personal ndaj Jezusit

1C. Thirrja: Të Rrish Me Të dhe Ta Njohësh Atë (Marku 3:14)

Për të filluar shërbesën e tij në tokë, Jezusi thirri njerëz që ta ndiqnin atë me kuptimin e plotë të fjalës; ai thirri dymbëdhjetë dishepuj. Megjithëse ne nuk mund të ecim sot me të në kuptimin e plotë të fjalës, nëpërmjet Frymës së tij, gjithsesi ai na ka thirrur ne. Së pari, thirrja e tij për ne është një thirrje për të qenë në anën e tij, për të qenë me të dhe për ta njohur atë. Kjo është po aq e dukshme në thirrjen fillestare të dishepujve gjatë shërbesës së tij këtu në tokë, sa është tek ata të cilët ai i thirri më vonë nga froni i tij në qiell. Thirrja e Jezusit është së pari një thirrje për të qenë me të dhe për ta njohur atë.

1D. Marku 3:14

Ai caktoi dymbëdhjetë (të cilëve ia vuri emrin apostuj), në mënyrë që ata të rrinin me të dhe që ai mund [pastaj] t’i dërgonte të predikojnë.

2D. 1 Korintasve 1:9

Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.

3D. Filipianëve 3:10

Qëllimi im është që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij, 3:11 që në ndonjë mënyrë t’ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.

2C. Qëllimi: Ta Kënaqësh Atë dhe Të Bëhesh si Ai (Luka 6:40)

Qëllimi i Jezusit kur na ka thirrur nuk është pikësëpari që të na fusë në punë. Së pari është një thirrje për ta njohur dhe për ta kënaqur Atë. Kjo është kryesore dhe e domosdoshme. Nëse dishepujt do ta kishin humbur interesin te ai si njeri dhe mik, ata nuk do të kishin vazhduar më të ecnin me të. Ne nuk jemi ndryshe. Është në kontekstin e kënaqjes së tij që ai na urdhëron që të jemi si ai. Dhe ne e dëshirojmë këtë. Dishepullimi është një thirrje për t’u bërë si Mësuesi.

1D. Luka 6:40

Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar (kathrtismevno") do të jetë si mësuesi i vet.

2D. Gjoni 13:14-17

Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t’i lani këmbët njëri-tjetrit. 13:15 Unë në fakt, ju kam dhënë shembullin (uJpovdeigma) që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju. 13:16 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni (kuvrio") i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar. 13:17 Po t’i dini këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t’i bëni.

3D. 1 Korintasve 11:1

Më imitoni (mimhtaiv) mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit

2B. Dishepullimi si një Thirrje për të Ndjekur Jezusin

Dishepullimi është një thirrje që të rrish me, ta njohësh dhe ta kënaqësh Mjeshtrin (Mësuesin). Në këtë mënyrë, thirrja për dishepullim biblik presupozon shpëtimin, d.m.th që një person ka besuar te Krishti si Zot dhe Shpëtimtar dhe vazhdon të besojë në Të. Por dishepullimi është gjithashtu një thirrje për të ndjekur Jezusin, dhe kjo, disa herë, nuk është diçka e lehtë. Ai kërkon bindje ekskluzive, të plotë dhe të vendosur ndaj Vetes së Tij. Këtu qëndron ndryshimi radikal midis thirrjes së tij dhe Platonit i cili ngriti lart lirinë e studentit nga mësuesi ose edhe të udhëheqësve fetarë judenj të cilët përqëndroheshin më shumë te Tora dhe i drejtonin studentët për t’u shkëputur nga ata. Nga ana tjetër, Jezusi i drejtoi njerëzit për te vetja (dhe ai vazhdon ta bëjë këtë) dhe i thirri ata për një përkushtim radikal ndaj tij. Thirrja e Jezusit për dishepullim është një thirrje ndaj ngjashmërisë me Krishtin e cila përfshin të paktën tre fakte të lidhura me të: (1) kërkesa; (2) premtimi që shtohet; dhe (3) hiri.

1C. Kërkesa

Thirrja e Jezusit për dishepullim është një thirrje o gjithçka – o asgjë, duke u shtrirë në çdo zonë të jetës sonë. Përfshin që t’i japim përparësi atij edhe mbi marrëdhëniet tona më të afërta njerëzore dhe mbi dëshirat që ne kemi për jetën tonë. Me pak fjalë, përfshin që të bëhesh shërbëtori i tij në botë dhe të japësh jetën për këtë qëllim. Në mënyrë paradoksale ne heqim dorë nga ajo që s’mund ta mbajmë dhe fitojmë atë të cilën nuk mund ta humbasim. Nëse nuk e bëjmë këtë atëhere ne humbim gjithçka në fund.

1D. Luka 9:23-24

Kryqi ishte një instrument i vdekjes dhe i njohur shumë mirë nga judenjtë. Vuajtja ishte e padurueshme. Por Jezusi tha se ne duhet ta merrnim atë (kryqin shën.i.përkth) dhe ta ndiqnim atë. Kjo, për vetë natyrën e çështjes, do të përfshinte vetëmohimin. Ai i cili mbante pjesën horizontale të kryqit të tij po ecte drejt një rruge me një kalim, për të mos u kthyer më kurrë.

9:23 Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. 9:24 Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.

2D. Luka 14:25-35

14:25 Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha: 14:26 “Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im. 14:27 Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im. 14:28 Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar? 14:29 Që atëherë, kur t’i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen, 14:30 duke thënë: ‘Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë’. 14:31 Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë nëse mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë? 14:32 Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe. 14:33 Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im. 14:34 Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do të mund t’i kthehet shija? 14:35 Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.”

3D. Marku 10:42-45

10:42 Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: “Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre; 10:43 por kjo s’duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj; 10:44 dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi (diavkono") i të gjithëve. 10:45 Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.”

2C. Hiri

Kërkesa e thirrjes së Jezusit për dishepullim është e pamundur për një qenie njerëzore që nuk ndihmohet për ta përmbushur atë. Ne duhet të kemi burime për ta arritur këtë lloj jete. Këto burime vijnë drejtpërsëdrejti nga Krishti dhe na janë premtuar nëse ne qëndrojmë në të. Ky është qëllimi i mësimit të Jezusit te Gjoni 15. Ai po largohej, por ai do të vazhdojë jetën dhe shërbesën e tij nëpërmjet njerëzve të cilët ai i ka zgjedhur (15:16). Ne do ta diskutojmë këtë pak më tutje kur ne të flasim për marrëdhënien e dishepullimit me mbretërinë e Perëndisë.

1D. Mateu 11:28-30

Ata që e dëgjuan Jezusin ishin bujq dhe i njihnin mirë metaforat e tij rreth bujqësisë. Ata e njihnin kuptimin e “barrave” fizike. Jezusi ka mundësi që t’i jetë referuar edhe barrave fetare të imponuar mbi njerëzit nga mësuesit fetarë, të cilët me që ra fjala, nuk ngrinin as gishtin për t’i ndihmuar. Por Jezusi ishte ndryshe. Ai sigurisht që kishte një zgjedhë, por ai ishte zemërbutë, i përulur nga zemra dhe zgjedha e tij ishte e ëmbël dhe barra e tij e lehtë.

11:28 Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. 11:29 Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. 11:30 Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!’’.

2D. Gjoni 15:5-8

15:5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. 15:6 Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. 15:7 Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. 15:8 Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.

3C. Premtimi

Thirrja për dishepullim nuk është pa përleshjet dhe vështirësitë e veta. Por nuk është edhe pa premtime gjithashtu. Jezusi u kujtoi menjëherë dishepujve që po e pyesnin se kishte një shpërblim po ta ndiqje atë. Jezusi nuk e qortoi Pjetrin për pyetjen e tij të nënkptuar, “Atëherë, ç’mbetet për ne?” por përkundrazi iu drejtua atij me një premtim të trefishtë i prezantuar nga një deklaratë solemne: “Në të vërtetë po ju them. . .”. Ata të cilët lënë familjen, miqtë, etj për Jezusin dhe ungjillin nuk do të dështojnë në marrjen (1) njëqind herë më shumë të asaj që kanë humbur (në komunitetin e ri të besimit); (2) e vuajtjeve kur të përndiqen dhe (3) e jetës së përjetshme në epokën që do të vijë. Gjetja e kohës për të dhënë shpërblimin dhe persekutimet është në duart e Zotit.

Marku 10:28 Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: ``Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur’’. 10:29 Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, 10:30 që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme. 10:31 Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët’’.

3B. Dishepullimi si një Thirrje për të “Bërë Dishepuj”

Ideja që Jezusi po i thërriste dishepujt te vetja për një qëllim të veçantë është e dukshme në thirrjen e tij fillestare. Ai i thirri dishepujt duke u thënë, “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish” (Mat. 4:19; Marku 1:17). Kjo e dhënë fillestare për ungjillizimin e njerëzve u ripohua si një urdhër kur Zoti i ringjallur qëndroi përpara dishepujve te Mateu 28:18-20. Le ta shqyrtojmë tani atë.

1C. Teksti: Mateu 28:18-20

28:18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ``Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. 28:19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, 28:20 dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen’’.

2C. Konteksti: “Çdo Pushtet në Qiell e në Tokë”

Jezusi ushtroi autoritet absolut gjatë shërbesës së tij në tokë. Ai ringjalli të vdekurit, gjykoi njerëzit dhe fali mëkatet. Ai kreu mrekulli dhe foli një zbulesë të freskët dhe detyruese (24:35). Sidoqoftë, autoriteti i tij tani shtrihet si në qiell ashtu edhe në tokë, në të gjithë universin. Ai jo vetëm që sundon në tokë, por edhe në qiell. Ai ka gjithçka nën kontroll. Është në dritën e ushtrimit të pakufizuar të autoritetit të tij absolut mbi çdo njeri, fis, komb, dhe gjuhë që ai urdhëron dishepujt e tij të “shkojnë dhe të bëjnë dishepuj.”

3C. Urdhëri: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj. . .”

Termi “shkoni” nuk do të thotë “ndërsa shkoni” por merr me vete një pjesë të fuqisë urdhëruese të foljes kryesore “bëni.” Është e nënrenditur në lidhje me “bëni,” por përsëri komunikon urdhërin “shkoni!” Ideja e të bërit të dishepujve plotësohet më tepër nga ideja e të mësuarit atyre që t’i binden të gjithave gjërave që Jezusi urdhëroi. Ne duhet të inkurajojmë njerëzit për t’iu nënshtruar Zotërisë së Jezu Krishtit ashtu siç shprehet në mësimet e tij për dishepujt dhe ne duhet t’u tregojmë atyre se si duket kjo në jetën tonë.

4C. Përmbajtja: Duke i pagëzuar dhe duke i mësuar

Dy përcjelloret “duke i pagëzuar” dhe “duke i mësuar,” ndërsa lidhen me foljen kryesore “bëni,” nuk përçojnë thjesht idenë e mjeteve, por përkundrazi kanë për qëllim që të tregojnë dy elemente që mbizotërojnë në procesin e zbatimit të veprimit të foljes kryesore. Me fjalë të tjera, dy elementët që duhet të karakterizojnë procesin e bërjes së dishepujve janë të pagëzuarit dhe të mësuarit. Dishepujt duhet të pagëzohen tek një kuptim trinitarian për Perëndinë dhe për marrëdhënien me të, dhe ata duhet të mësohen për t’iu bindur në mënyrë të qartë gjithçkaje që Jezus Mesia na mësoi (tani e ruajtur në Shkrim). Ndërsa ne zbatojmë detyrën e dishepullimit të kombeve, besëlidhja me Abrahamin është duke u përmbushur (Mat. 1:1)

5C. Vazhdimësia: “Unë jam me ju . . .”

Në detyrën e frikshme të dishepullimit të kombeve, dishepujt kishin nevojë të dinin – po kështu edhe ne – që Zoti i tyre i ringjallur do të ishte me ta. Ai i ka kombet nën kontroll dhe na ka dërguar te ato me mesazhin e jetës së përjetshme. Ne duhet të rrënjosim te ato jetën, vlerat dhe përkushtimet e Jezusit.

IIIA. Përmbledhje

Për qëllimet tona, koncepti për një “dishepull i Krishtit” është për dikë i cili është thirrur së pari për të njohur Krishtin e pastaj ta ndjekë atë, dhe për shkak të kësaj marrëdhënie ai të bëjë dishepuj njerëz të tjerë gjithashtu. Domethënë, duke njohur Krishtin ne bëhemi si ai – duke menduar, ndjerë dhe duke jetuar ashtu siç ai na urdhëron. Në këtë atmosferë të marrëdhënies personale me të, ai na thërret për të qenë dishepujt e tij, domethënë, ta ndjekim atë, nëpër të gjitha vështirësitë e jetës, duke e ditur se ai është atje dhe që do të na shpërblejë sipas kohës së tij; në fund të fundit, ai është Mjeshtri (Zotnia). Por dishepullimi nuk përfshin vetëm të qenit me të dhe të ndjekurit e tij, por ka edhe kuptimin që ndërsa ne jemi si ai dhe e ndjekim atë, ne bëjmë dishepuj të tjerët – me të vërtetë, nga çdo komb që e prekin rrezet e diellit. Porosia e Madhe nuk është thjesht një ide tjetër e mirë – megjithëse është kështu – ajo është urdhëri për marshimin e kishës. Me aq sa di unë, ai nuk komunikoi kurrë një plan tjetër.

IVA. Pyetje për t’u Menduar

1. Thuaj me fjalët e tua se çfarë do të thotë të jesh një dishepull i Krishtit.

2. Pse Krishti na thërret për një përkushtim kaq radikal ndaj tij?

3. Pse është e rëndësishme për të parë që aleanca (bashkësia) jonë me Krishtin duhet të jetë e para, madje edhe më përpara se puna për të dishepulluar të tjerët?

4. Cila është gjëja më e rëndësishme për ty përsa i përket dishepullimit dhe çfarë nuk ke dëshirë fare për të bërë?

5. Si të ndihmon premtimi i Mateut 11:28 dhe 28:20 në gatishmërinë tënde për të dalë përpara dhe për t’i dishepulluar të tjerët?

6. Jezusi tha se të dishepulluarit e një personi tjetër do të thotë t’i mësosh atij që të bindet. A je t’i i përjashtuar nga detyra e dishepullimit të të tjerëve n.q.s nuk e ke dhuntinë e mësimit?

7. Cilët janë disa njerëz për të cilët mund të fillosh të lutesh që tani? Si mund të të përdorë Perëndia për t’i dishepulluar ata, duke punuar me ta për përparimin dhe gëzimin e tyre në besim?

Related Topics: Discipleship, Terms & Definitions

Report Inappropriate Ad